Panorama Sport (Albania)

Morati: Anjeli gabon që krenohet, ëndrra Mesi mund të realizohet

- THUMBON ANJELIN ËNDRRA MESI VENDI I DYTË

“Konte dhe Marota? Nuk e di nëse do t’i kisha afruar tek Interi nëse do të kisha qenë unë president”. Masimo Morati e thotë troç kur pyetet për administra­torin dhe trajnerin aktual zikaltër, që të dy ish-juventinë, në një intervistë për radion napolitane, “Kiss Kiss”. “Xhuzepe dhe Antonio janë dy persona fantastikë, por për ta duhet pyetur më mirë presidenti aktual i Interit. Mendimi im është se që të dy janë shumë të përgatitur për rolet respektive që mbulojnë”, bën hyrjen e tij ish-numri një i Interit.

– Miliarderi milanez 75-vjeçar nuk mund t’i shmangej titullit të nëntë radhazi të fituar nga Juventusi: “Suksesi i radhës sivjet vë në pah gjithçka të mirë kanë bërë drejtuesit bardhezinj edhe në fushatën e blerjeve. Dominimi i tyre është një problem rivaliteti nga ana e skuadrave të tjera, të cilat po kërkojnë t’i afrohen Juves. 38 titujt e Juventusit? Në ‘Allianz Stadium’ pa dyshim që do të jenë shpërqendr­uar... Do jenë ngatërruar dhe nuk e them për të bërë polemikë, përkundraz­i... Andrea Anjeli çdo vit nuk harron të më urojë për ditëlindje dhe ndonjëherë më shkruan ’38 tituj’, një herë tjetër ‘37’... Tashmë kjo është bërë një formë ironie mes nesh. Por të tregosh mbi derën e shtëpisë 38 tituj nuk është diçka për t’u mburrur. Unë, në vend të Anjelit, nuk do të isha shumë krenar për atë periudhë”.

– Tifozët ëndërrojnë argjentina­sin dhe në orët e fundit, televizion­i i “Suning” vendosi të tregojë hijen e Mesit teksa festonte, të projektuar në “Duomo”, për të prezantuar sfidën me Napolin. Një zgjedhje e tillë ushqen edhe më shumë zërat e merkatos dhe Masimo Morati nuk përgënjesh­tron asgjë. “Ndonjëherë ëndrrat realizohen, sidomos në futboll. Dhe fakti që babai i Mesit ka zgjedhur që të blejë një shtëpi në Milano, shumë pranë me selinë e Interit, shpresoj që të ketë një domethënie serioze nga kjo pikëpamje. Dhe ndoshta, për të firmosur kontratën me Interin do shkojë në këmbë, duke parë distancën e afërt me selinë...”.

– Ndërkohë, fakti që Interi sivjet pritet ta mbyllë me shumë mundësi i dyti sezonin, Morati nënvizon: “Konte e ka bërë detyrën e tij. E përsëris, të gjykosh këtë sezon, është shumë e vështirë duke marrë parasysh faktin e ndërprerje­s dhe gjithçka rrodhi me ripërgatit­jen fizike të ekipeve. Ndalesa hodhi në erë strategjit­ë dhe programet, ndaj verdiktin për sezonin do e bëjë vetë klubi”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania