Panorama Sport (Albania)

Hija e Mesit në “Duomo”, tjetër sinjal nga Interi

TV i “Suning” prezantoi çuditshëm duelin me Napolin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Inter-Mesi, indicia e dytë? Duket pikërisht kështu nëse sheh atë që ofroi reklama e çuditshme e “PPTV”, televizion­i “online” kinez, në pronësi të grupit “Suning”, që financon klubin zikaltër. Ky rrjet habiti dhe ushqeu edhe më shumë shpresat e tifozëve të Interit, teksa dueli i djeshëm me Napolin, një natë përpara zhvillimit u prezantua me një logo të veçantë të ekspozuar në “Duomo”. Në një projektor spikaste hija gjigante e Lionel Mesit (të paktën me atë ngjason), me festimin karakteris­tik të “Pleshtit”, me duart e drejtuara nga qielli, që projektohe­j në fasadën e katedrales milaneze. Por se cila është domethënia e kësaj gjetjeje nga televizion­i i “Suning” nuk kuptohet...

SHTËPIA NË MILANO

Numri 10 i Barcelonës dihet botërisht se është një ëndërr e madhe e Interit, aq më shumë pasi Juventusi bëri të vetin rivalin e tij të përjetshëm në Spanjë, Kristiano Ronaldon. Por lajmi se babai i tij, Horge Mesi, kishte blerë një shtëpi në qendër të Milanos, fare pranë për më shumë me selinë zikaltër, ndezi të gjitha qelizat e ultrasve të Interit mbi një tratativë të mundshme mes palëve. Pastaj, çështjet e shumta gjyqësore me fiskun spanjoll, pak a shumë si Ronaldo, ishin një shkëndijë tjetër që shtoi edhe më tepër shpresat.

PËRGËNJESH­TRIMET

Ndoshta, gjetja e televizion­it të “Suning” në prag të InterNapol­i, mund të kishte qenë një promocion vetëm për publikun kinez, pasi faktet thonë se si nga Barcelona, ashtu sikurse nga Interi kanë ardhur përgënjesh­trime kategorike në lidhje me një transferim të Lionel Mesit në Milano. “Leo tek Interi është fantashken­cë”, deklaronte pak ditë më parë Marota. Ndërsa Bartomeu garantonte: “Premtoj se Mesi do e mbyllë këtu karrierën”. Por ndoshta këto fraza mund të bëjnë punë në Milano dhe në Katalunjë, por jo në Kinë, ku me sa duket futbolli konsideroh­et ende një lojë ku të ëndërrosh, nuk të kushton asnjë qindarkë...

 ??  ?? Prezantimi që televizion­i i “Suning” i bëri sfidës Inter-Napoli, me projeksion­in e Mesit
Prezantimi që televizion­i i “Suning” i bëri sfidës Inter-Napoli, me projeksion­in e Mesit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania