Panorama Sport (Albania)

Pikë, renditja dhe dy lojtarë, Pioli të përfundojë veprën

- SHKOPI MAGJIK

Nuk ka vend për lojëra fjalësh, në këtë fundsezoni steka është ngjitur ndjeshëm te Milani e po ashtu pritshmëri­të e drejtuesve dhe të tifozërisë. Misionet kryesore i takojnë Stefano Piolit, dhe jo vetëm sepse klubi e konfirmoi duke i larguar një herë e mirë hijen e Rangnikut. Pas ndalesës për shkak të pandemisë, trajneri u duk sikur u shfaq me shkop magjik duke i dhënë ekipit një ritëm titulli. 27 gola në 10 ndeshje dhe 24 pikë pa njohur humbje janë treguesit e forcës kuqezi, teksa fitoret ndaj Juves, Lacios e Romës konfirmuan mundësitë e një ekipi të etiketuar si pa lojë e pa karakter.

– Siç thamë, “shkopi magjik” i Piolit preku anën teknike, por edhe rezultatet sportive teksa benefitet i kishin ndier me kohë disa lojtarë, mes të cilëve më i spikatur është Ante Rebiç. Shpërthimi i kroatit nuk ishte “magjia” e vetme, pasi trajneri diti të rigjallëro­jë njerëz si Çalhanoglu, Bonaventur­a dhe Kesi duke arritur deri aty sa t’u dhuronte fanella titullari të harruarve si Bilia apo Laksalt. Falë 54-vjeçarit çelën edhe Gabia me Selemekers, ndërkohë i vetmi që nuk ka pasur ende shansin ka qenë Duarte. Te braziliani kanë ndikuar dy dëmtime të rënda të njëpasnjës­hme, por me Piolin, mundësia u vjen të gjithëve. Këtë duhet ta dinë mirë Paketa dhe Leao për të cilët klubi ka paguar plot 62.4 milionë euro. Braziliani ka luajtur 1188 minuta, por pa gjetur rrugën e golit, të cilën kolegu 21-vjeçar e ka gjetur pesë herë në sezon. Shifra shumë të ulëta për dy talente potenciale, nga të cilët Pioli duhet të marrë më tepër, si për rezultat e ekipit, por edhe për ato që lidhen me shitjen e mundshme të ndonjërit prej tyre.

REKORD PIKËSH DHE VEND i 5-të

— Kalendari kuqezi parashikon edhe dy sfida dhe matematika lejon ambicien për të synuar vendin e pestë. Rival i “Djallit” është Roma e cila duhet t’i fitojë patjetër një nga ndeshjet e radhës (Torino dhe Juventus). Në rast se verdhekuqt­ë nuk fitojnë më dhe Milani rikuperon katër pikët diferencë, atëherë edhe me pikë të barabarta, kuqezinjtë do të renditeshi­n të pestët për efekt të përballjev­e direkte. Përveç klasifikim­it, ekipi i Piolit kërkon pikë edhe për rekordin personal. Duke fituar me Sampdorian dhe Kaljarin, “Djalli” do të arrinte kuotën e 66 pikëve, çka do të ishte sasia më e madhe e grumbullua­r nga Milani që në sezonin 2012-2013.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania