Panorama Sport (Albania)

Klose: Te Bajerni, për të fituar edhe si drejtues

- ORË SHTESË ME LEVANDOVSK­IN

Miroslav ka nisur menjëherë punën te Bajerni i Mynihut. Ishsulmues­i gjerman ka zbritur në fushën e Sabener Shtrase në stërvitjen e së martës të skuadrës. "Nuk më pritej të filloja punën me skuadrën. Më kishte munguar fusha e blertë", tha 42-vjeçari. Klose kreu dje testet e "COVID-19" përpara se të niste punën si asistent i Hansi Flikut. Kampioni i botës në 2014-ën me Gjermaninë u integrua menjëherë në stërvitjen e kampionëve duke ndjekur me vëmendje lëvizjet e lojtarëve në fushën e lojës. Nuk munguan këshillat dhe ndonjë lëvizje me topin. "U thashë lojtarëve që do ta kenë shumë të lehtë me mua pasi jam trajner i hapur për çdo gjë. Më pëlqen të komunikoj më këdo dhe t'i jap këshilla kujtdo që ka nevojë", përshkroi Klose ditën e parë në skuadrën bavareze.

Të punosh jashtë orarit? Ky nuk është një problem për Klosen, edhe pse ishte vetëm dita e parë. Pas përfundimi­t të seancës me grupin, ai së bashku me Holger Broish dhe Robert Levandovsk­in qëndruan disa minuta më shumë në fushën e blertë. Të dy sulmues në karrierën e tyre futbollist­ike dhe bombera me skuadrat ku kanë luajtur. Edhe pse polaku vazhdon të jetë aktiv me bavarezët. Një bisedim sy më sy dhe më pas disa ushtrime të personaliz­uara. Të gjitha këto për të përmirësua­r edhe më shumë shënjestrë­n e numrit 9. "E pranoj që vëmendja ime është më shumë te sulmuesit. Por këtë do ta vendos së bashku me trajnerin Hansi Flik. Mund ta ndihmoj skuadrën në shumë drejtime", tha Miro. Kujtojmë se Klose ka luajtur me Bajernin e Mynihut nga 2007-ta deri në 2011-ën. Pasi la futbollin, ai mori një rol drejtues në akademinë e kampionëve ku stërviti skuadrën e moshave U-17. Nga qershori ai ka marrë pjesë rregullish­t në kursin e trajnerëve që zhvillohet në Federatën Gjermane të Futbollit. "Është shumë emocionues­e të jesh pjesë e kursit. Aty kam mësuar shumë gjëra. Jemi një grup i ri trajnerësh që kemi shumë dëshirë për të mësuar nga njëri-tjetri", tha asistenti i Hansi Flik, ky i fundit do të ketë një armë më shumë për në stol për sezonin e ri në Bundesligë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania