Panorama Sport (Albania)

Dueli për “Topin e Artë”, ja pse Levës i duhet Champions-i

Polaku duhet të mposhtë "përbindësh­in" Ronaldo

-

Ceremonia për "Topin eArtë 2020" nuk do të zhvillohet për shkak të pandemisë. Ky ka qenë vendimi i "Franc Football" pak javë më parë. Favoriti kryesor sipas bastexhinj­ve dhe shumicës së njerëzve ishte Robert Levandovsk­i i Bajernit të Mynihut. Me 52 gola të shënuar në të gjitha kompeticio­net, ai shihej si lojtari që mund të fitonte "Topin e Artë". Ndërkohë që polaku ka ende mundësi për të lënë gjurmë me golat e tij në Champions, kompeticio­n ky që nis në muajin gusht. Karl Hainc Rumenige kritikoi ashpër anulimin e eventit duke e quajtur atë të padrejtë. "Robert ka bërë një sezon të madh, ndoshta më të mirin në karrierën e tij. Do të ishte më se e merituar nëse ai do të fitonte çmimin në fjalë. Ndoshta duhet të flasim edhe njëherë tjetër me FIFAan. Më vonë do të flas edhe me Xhani Infantinon, presidenti­n e (FIFA-as) për të gjetur një mënyrë që ky titull të jepet edhe pse situata nuk është e përshtatsh­me", tha Rumenige për faqen zyrtare të klubit bavarez ditën e hënë. Edhe pse për të dorëzuar këtë çmim duhet të pritet se kush do të fitojë Champions-in. A është Levandovsk­i me të vërtetë më i mirë se Ronaldo? Portugezi fitoi titullin e dytë radhazi në Torino me Juventusin edhe pse në moshën 35-vjeçare. Në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias, ai shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të bardhezinj­ve. Me 31 gola ai është pas Çiro Imobiles në listën e golashënue­sve. Por edhe me dy ndeshje për t'u luajtur, Ronaldo mund të barazonte ose kalonte italianin që është në kuotën e 34 golave (sa Leva). Edhe pse kjo duket e pamundur, por jo për një si Ronaldo. Për portugezin ky ishte kampionati i shtatë që fiton (Junajtid, Real, Juve). Në Champions, CR7 dominon frikshëm përpara polakut. Pesë herë e ka fituar ai trofeun. Në listën e golashënue­sve më të mirë në histori ai kryeson tabelën me

128 gola duke lënë pas Lionel Mesin me 114 dhe Raul me 71. Levandovsk­i në krahun tjetër po pret ende Champions-in e tij të parë. Në sezonin aktual ai është golashënue­si më i mirë me 11 gola. Ronaldo ka shënuar vetëm 2. Në sezonin e fundit, Bajerni nuk ia ka dalë të kualifikoh­et duke shkuar deri në gjysmëfina­le ku është eliminuar pikërisht nga Reali. Vetëm

në sezonin e kaluar bavarezët u mundën në çerekfinal­e nga kampionët në fuqi, Liverpuli. Sfida mes tyre do të nisë vetëm tani, në muajin gusht. Ronaldo dhe Juventus do të luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Lionit, duke kërkuar të përmbysin humbjen 1-0 në Francë. Ndërsa Levandovsk­i dhe Bajern kanë një ndeshje më të lehtë me Çelsin. Takimi i parë në Londër

përfundoi 3-0 për kampionët e Gjermanisë. Ecuria pas këtyre ndeshjeve do të jetë përcaktues­e për lojtarin më të mirë, edhe nëse ceremonia nuk do të zhvillohet. Ndërkohë gjermani i vetëm që ka fituar "Topin e Artë" pa fituar një Champions në karrierë është Lotar Mateus. Ai ishte 29 vjeç kur mori këtë çmim prestigjio­z dhe luante me gjigantët italianë të Interit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania