Panorama Sport (Albania)

Alarm te Reali, Mariano Diaz del me Koronaviru­s

Nuk do të luajë ndaj Sitit, por ndeshja nuk rrezikohet

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mariano Diaz është i vetmi lojtar nga Reali i Madridit që ka rezultuar pozitiv me Koronaviru­s dhe është izoluar në shtëpinë e tij për të qëndruar në karantinë derisa dy testet e tjera që do të bëjë në ditët e ardhshme të dalin negative. Vetëm në këtë mënyrë ai do të ketë eliminuar të gjitha dyshimet dhe rrezikun për të infektuar shokët e skuadrës. Në këtë mënyrë, sulmuesi i Realit të Madridit do të humbasë me siguri ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve kundër Mançester Sitit, e cila do të luhet më 7 gusht. Të gjithë lojtarët e Realit patën 1 javë pushime pas fitores së titullit kampion në Spanjë dhe u rikthyen në "Valdebebas" pasi bënë testet për Koronaviru­sin. Në këtë mënyrë do të sigurohesh­in për vete dhe për shokët e skuadrës. Testin e kryen edhe stafi teknik, ekipi mjekësor dhe pjesëtarët e zyrës për shtyp. Gjatë javës së pushimit lojtarët kanë qenë të kujdesshëm dhe nën vëzhgimin e stafit mjekësor, por sigurisht që "COVID19" është i pabesë dhe nuk bën dallime. Reali u tregua i kujdesshëm në mënyrë që "COVID-19" të mos përhapej në mënyrë masive në skuadër dhe lojtarët i bënë testet në banesat e tyre. Historia që ndodhi në ditët e fundit me Fuenlabrad­ën ka përhapur panik në Spanjë. Mariano Diaz reagoi përmes rrjeteve sociale në mënyrë që të qetësonte tifozët

e Realit dhe ndjekësit e tij. "Përshëndet­je të gjithëve. Dua t'ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që më keni sjellë gjatë kësaj kohe. Unë ndihem shumë mirë. Edhe familja ime është mirë. Tani jam i izoluar dhe shpresoj që të rikthehem sa më shpejt në normalitet dhe

të ndihmoj shokët e skuadrës. Një përshëndet­je të gjithëve", ka thënë Mariano Diaz.

NDESHJA DO TË LUHET - Pavarësish­t se në Angli ky lajm është raportuar me panik dhe me frikën që mbart virusi, ndeshja mes Sitit dhe Realit të Madridit do të zhvillohet

normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik. Lojtarët e tjerë të Realit janë të gjithë të pastër dhe nuk rezultojnë të infektuar me "COVID-19". UEFA është njoftuar për gjithçka ka ndodhur dhe nuk ka asnjë arsye që dueli mes dy skuadrave të mos zhvillohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania