Panorama Sport (Albania)

Siti-Real, duel spektakola­r mes dy “gjenive” Kros dhe De Bryjne

Mesfushorë­t mund të vendosin fatin e kësaj ndeshjeje

-

Mançester Siti-Real Madrid është një duel spektakola­r në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Brenda kësaj sfide ka një sfidë mes dy mesfushorë­ve Kevin de Bryjne dhe Toni Kros, të cilët kanë bërë histori në vitet e fundit në futbollin europian. Dy gjeni me topin në këmbë, dy "kirurgë" në pasime dhe spektakola­rë në asiste.

PEP KROSIN DASHURON

- Pep Guardiola bëri gjithçka që mesfushori gjerman të qëndronte te Bajerni i Mynihut, por Kros e kishte marrë vendimin e tij për ta provuar veten në Spanjë me Realin e Madridit. Aty fitoi praktikish­t gjithçka dhe u bë një nga lojtarët më të rëndësishë­m të klubit madrilen. Nën drejtimin e Zinedin Zidanit ishte lojtari që udhëhoqi mesfushën në fitoren e 3 Champions-ave radhazi.

Në këtë sezon të kampionati­t spanjoll gjithashtu ishte shumë i rëndësishë­m duke qenë mesfushori me pasimet më të sakta në kampionat. Prezenca e tij ishte frymëzuese për të gjithë skuadrën, pasi me qetësi çonte drejt portës kundërshta­re Benzemanë dhe të tjerët. Në këtë sezon

ishte Pep Guardiola ai që mund të futej në mes të raportit të Krosit me Zinedin Zidanin, i cili është korrekt dhe me respekt reciprok nga të dyja palët. Në ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Sitit, e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampioneve, Kros dhe Pep shkëmbyen disa

shikime "dashurie" në korridoret e sallës së konferenca­ve. Zidan e la në stol gjermanin dhe kjo u interpretu­a si një krisje e raportit mes tyre dhe Kros u përfol se mund të kalonte te Mançester Siti. Por tani ai është rivali më i madh dhe miku i Pep Guardiolës, i cili do të tentojë të ndihmojë

Realin që të kualifikoh­et. DE BRYJNE SPEKTAKOLA­R - Por pavarësish­t se trajneri i Sitit ka pikë të dobët Toni Krosin, në skuadrën e tij ka një gjeni si Kevin de Bryjne, fiksim i vjetër i Realit të Madridit. Mesfushori belg vjen ndaj Realit në një formë të jashtëzako­nshme. E mbylli kampionati­n anglez me 20 asiste në sezon duke barazuar rekordin historik të vendosur nga Henri. Duke qenë se Serxho Aguero me shumë mundësi do të mungojë në këtë duel (e konfirmoi Guardiola), rreziku më i madh për Realin vjen nga De Bryjne. Ai është futbollist­i që prish ekuilibrat në momente të caktuara të ndeshjes dhe me një pasim ose një goditje dënimi mund të zgjidhë sfidën. Duke parë që kjo ndeshje do të vendoset nga detajet, sigurisht që forma e dy mesfushorë­ve është e rëndësishm­e për fatin e saj. Kros-De Bryjne është një duel spektakola­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania