Panorama Sport (Albania)

Vidal bëhet tapë në mesnatë, tërbohet stafi i Barcelonës

Kiliani: Dua të jem i rëndësishë­m në këtë skuadër

-

Nuk kanë fund telashet te Barcelona. Një ditë pasi Artur Melo mori vendimin drastik për të mos u paraqitur në skuadër për stërvitjet, Arturo Vidal krijon një tjetër çështje. Mesfushori kilian u rikthye në Barcelonë me një lajm pozitiv për mundësinë e vazhdimit edhe për një vit te katalanasi­t. Duket se këtë lajm e ka festuar më shumë sesa duhet, teksa në rrjetet sociale shfaqet i dehur dhe në një gjendje të rëndë psikologji­ke. Në videon e shfaqur në "Instagram", mesfushori kilian bisedon me fansat dhe me njerëzit e tjerë përreth dhe duket se e ka tepruar me alkoolin. Si të mos mjaftonte kjo gjë, videoja u bë në një moment të papërshtat­shëm për

Barcelonën. Ishte një ditë përpara rikthimit në stërvitje dhe u bë në orët e para të mëngjesit. Kjo gjë ka irrituar pa masë drejtuesit e Barcelonës dhe stafin teknik të trajnerit Kike Setien. Ky i fundit e ka vlerësuar maksimalis­ht mesfushori­n kilian dhe ka thënë se është zemra e ekipit. Vidal nuk do të jetë për ndeshjen kundër

Napolit në Ligën e Kampioneve sepse u ndëshkua me karton në sfidën e parë. Si ai edhe Buskets janë mungesat e mëdha për ekipin katalanas.

DËSHIRA - Arturo Vidal ka shprehur dëshirën se dëshiron të qëndrojë te Barcelona duke i dhënë një mesazh të qartë Interit dhe Antonio Kontes. "Dua të jem lojtar

i rëndësishë­m te Barcelona. Kur luan në një skuadër të tillë, njerëzit nuk duan gjë tjetër veç fitores. Kemi punuar pak kohë me Kike Setienin dhe të ardhmen do ta vendosim në përfundimi­n e sezonit të gjithë së bashku. Për momentin dëshira e madhe është të qëndroj te katalanasi­t dhe të fitoj trofe këtu", ka thënë Vidal. Ai është pyetur edhe për mundësinë e një transferim­i në Kolumbi. "Më pëlqen shumë futbolli kolumbian. Do të ishte një ide spektakola­re të luaja në këtë skuadër. Por tani jam 33 vjeç dhe po e shijoj karrierën time ditë pas dite. Do të ishte bukur nëse një ditë do të luaja në ndonjë skuadër të Kalit", thotë Vidal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania