Panorama Sport (Albania)

Klop i dehur, i telefonon Fergit në 3 të mëngjesit

Gjermani trajneri i sezonit, skocezi: Të kam falur

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trofeu "Sër Aleks Ferguson". Është e vështirë të gjesh një emër të ndryshëm për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në Premier Ligë, duke marrë parasysh se skocezi e ka fituar 11 herë atë gjatë karrierës së tij te Mançester Junajtid. Këtë herë, dyshime për fituesin ishin pak, edhe pse Kris Uajlder, trajneri i Shefilld Junajtidit, mund ta kishte merituar. Por përpara një titulli të fituar pas 30 vitesh, e meritonte pa diskutim tjetërkush. Trajneri i sezonit 2019-2020 është Jyrgen Klop. Çmimi i dhënë në distancë, për shkak të Koronaviru­sit, u shoqërua edhe me videomesaz­hin e Sër Aleks Fergusonit.

SËR ALEKS - Skocezi i dorëzoi çmimin gjermanit, duke i thurur elozhe teknikut të klubit rival të "Djajve", që ai zbriti nga piedestali gjatë më shumë se dy dekadave në "Old Trafford": "Jyrgen, fantastik. Flasim për ngjitjen e Lidsit pas 16 vitesh, por të fitosh kampionati­n me Liverpulin, pas 30 vitesh është akoma më e pabesueshm­e. Dhe ishte një fitore më se e merituar, rendimenti i skuadrës tënde ishte fantastik. Personalit­eti yt shikohet në të gjithë klubin. Besoj se puna jote ishte e mrekullues­hme. Dhe të kam falur që më zgjove në orën 3:30 të mëngjesit për të më thënë se

kishe fituar titullin. Faleminder­it përsëri. Çmimi është absolutish­t i merituar, urime".

KLOP - Tekniku i Liverpulit, nga ana e tij i përgjigjet me një letër dashurie ish-trajnerit të Mançester Junajtid: "Jam shumë i lumtur që fitoj këtë trofe të mrekullues­hëm, të cilin e kanë fituar disa emra të mëdhenj si Bill Shenkli, Bob Peisli, Xho Fagan, Keni Dalglish, Brendën Roxhers. E di që të them diçka të tillë nuk është 100% e përshtatsh­me për një trajner të Liverpulit, por unë e admiroj Fergusonin. Kemi darkuar së bashku. Nuk e di nëse ai e kujton, por unë po, sepse për mua ishte sikur të takoja Papën. Ishte diçka e shkëlqyer dhe që prej sezonit tim të parë këtu jemi gjendur shumë mirë njëri me tjetrin. Dhe kur e njoha nuk do e kisha menduar kurrë se një ditë do të kisha në duar trofeun që mban emrin e tij". Dhe Fergusoni nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që të zgjohej në mes të natës nga një gjerman kaq i lumtur dhe ndoshta edhe pak i dehur...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania