Panorama Sport (Albania)

Ibra prezanton bluzën, Pioli: Milani nuk ndalet

-

Esotmja duhet të jetë një ditë vendimtare për sa u përket kontratave të disa prej lojtarëve më të rëndësishë­m te Milani. Zlatan Ibrahimovi­ç dhe Xhanluixhi Donaruma janë emrat kryesorë në skenarin e Mino Raiolës që sot do të ketë një takim në “Casa Milan”. Suedezit i përfundon akordi me klubin të dielën, ndërsa portierit pas një viti, megjithatë vullneti i palëve është që bashkëpuni­mi të vijojë. Sa i përket Ibrës, raportohet si ai kërkon një pagë prej 6 milionë eurosh, teksa oferta kuqezi ka ngecur në kuotën e 4 milionë eurove. Nga këtu lind ndjesia se me 5 milionë euro gjithçka do të zgjidhej, por kërkesat e 38-vjeçarit nuk mbarojnë me kaq. Ai ka kërkuar përforcim të skuadrës për të synuar vendet e para në renditje, teksa pretendon që t’i jepen edhe garanci teknike lidhur me rolin që do të ketë brenda grupit. Teksa priten zhvillime, Milani e ka përfshirë sulmuesin në foton e prezantimi­t të fanellës së re. Së bashku me të, shfaqen Hernandez dhe Romanjoli, por gjithsesi ky mund të interpreto­het si një tjetër sinjal për vijimësinë e raportit Ibra - “Djall”.

XHIXHO E XHEK – Vizita e Raiolës nuk ka si qëllim vetëm interesat e Ibrahimovi­çit. Sot do të flitet edhe për të ardhmen e Donarumës. Portieri pranon të nënshkruaj­ë edhe për dy vite të tjera pa iu prekur rroga prej 6 milionë eurosh që përfiton në këto momente. Përveç klauzolës së shitjes që duhet përcaktuar, flitet se në akord do të përfshihen edhe një sërë bonusesh mes të cilave ai prej 2 milionë eurosh në rast se Milani shpallet kampion. Edhe Bonaventur­a do të përbëjë një temë diskutimi në takimin e sotëm. Klubi duket se është bindur për ta mbajtur ende, por duhet gjetur një akord mbi rrogën pasi “Djalli” nuk kërkon që të tejkalojë 1 milion eurot në vit për dy sezonet e ardhshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania