Panorama Sport (Albania)

Festa Festa e e titullit, titullit, Tirana bën bën gati gati edhe edhe dy dy goditje

Një Një maqedonas maqedonas për për të të zëvendësua­r zëvendësua­r Dokën, pritet pritet edhe edhe Ardit Ardit Toli Toli Racizmi, Racizmi, Egbo Egbo replikon me me Olsi Olsi Ramën: Ramën: Nuk është është me me ngjyrë që që ta ta kuptojë kuptojë Derbi në m

- OLSI TUJANI

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, doli në konferencë­n për shtyp në prag të sfidës ndaj Bylisit, e cila do të jetë e fundit për këtë kampionat. Ndër të tjera, ai sqaroi deklaratën e dhënë për "BBC"-në ku evidentoi racizëm në Shqipëri, duke u shprehur se i kanë hedhur banane dhe e kanë pështyrë në sy të policisë. Sipas Egbosë, deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti dhe bëhet fjalë vetëm për një incident që i përket së shkuarës dhe nuk ka lidhje me të tashmen. "Ndeshja e fundit nuk është pa interes. Për lojën ka shumë interes. Objektivi është që të shkojmë në finalen e Kupës të motivuar dhe shumë gjëra të tjera", shprehet ai fillimisht. Do të veproni në këtë ndeshje si në sfidën ndaj Laçit, duke u dhënë mundësi lojtarëve që kanë luajtur pak?

Do të shikojmë ata që do të jenë gati për nesër (sot) dhe do të vendosim nesër (sot) se kush do të jetë në fushë për këtë takim. Ka krijuar polemika intervista që keni dhënë për "BBC"-në në lidhje me racizmin në Shqipëri. Si është e vërteta?

Unë besoj që ajo pjesë është mbyllur. Ka pasur një keqkuptim, sepse unë kam 20 vjet në Shqipëri dhe kam thënë se 99% e shqiptarëv­e më kanë trajtuar si të familjes. Këtu është familja ime e dytë. Këtë jam munduar të shpjegoj, por ka portale dhe gazetarë që mund ta nxjerrin jashtë kontekstit. Ajo që kam thënë është thjesht një episod që ka ndodhur shumë kohë më parë. Nuk e kam thënë që është një gjë shumë e madhe. Mua më kanë trajtuar mirë dhe kam qenë i mirëpritur këtu nga shqiptarët. Kam kaluar gjysmën e jetës këtu. Këtu është familja ime. Ata që kanë bërë kështu, ndoshta kanë interesat e veta, pse e kanë nxjerrë jashtë kontekstit, por kjo është diçka e mbyllur për mua. Kam shumë shokë këtu dhe në çdo vend që kam qenë, më kanë respektuar jashtë mase. Nuk e di pse e kanë hapur si polemikë, pasi unë nuk jam njeri i polemikave. Më vjen keq, por nuk jam trajner i gazetarëve. Nuk hap polemika për gjërat që nuk janë të vërteta. Më vjen keq që disa njerëz e nxjerrin jashtë kontekstit për interesat e veta. Kaq mund të them. Shqiptarët më kanë suportuar, më kanë mbajtur

mirë, më kanë mirëpritur në këto 20 vite. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur dhe e kam harruar. Thjesht më kanë pyetur: 'A ka pasur raste?', dhe unë e kam shpjeguar që ka pasur kështu, jo tani, por përpara. E them këtë, pasi hera e parë që kam ardhur këtu ka qenë ndryshe. Shqipëria ka qenë pak e mbyllur, sa kishte rënë komunizmi dhe gjërat e tjera. Tani ka shumë ndryshime dhe nuk bëhet fjalë. Mund të kaloj në rrugë, të bëj çfarë të dua dhe asnjë nuk flet. Jam i mirëpritur kudo, nuk e di pse e kanë nxjerrë disa njerëz jashtë kontekstit.

Kur ka ndodhur ky episod, kur keni qenë portier i Bylisit në Laç?

Kur ka ndodhur ky episod, nuk ka rëndësi. Është pjesë e mbyllur për mua dhe nuk dua të hapet si muhabet. Drejtori i Partizanit tha se "në Shqipëri ka 1001 probleme, por nuk ka racizëm dhe për këtë deklaratë trajneri Egbo meriton të dënohet". Cili është komenti juaj?

Është mendimi i tij. Çdo njeri ka gojë për të thënë mendimet, por ai nuk është me ngjyrë. Kam dëgjuar edhe në studio që kanë thënë se shqiptarët janë më racistë se

grekët, serbët etj. Unë e kam kundërshta­r dhe kam thënë që s'ka shanse që të jenë shqiptarët më racistë se këto vende. Unë e di çfarë kam folur dhe çfarë ndiej brenda. Çdo njeri mund të ketë mendimet e tij. Nuk kam gjë tjetër për të thënë. Është e mbyllur për mua. Nuk duhet të hapet më ky muhabet. Ish-trajneri dhe drejtuesi Shkëlqim Muça, me të cilin ju keni punuar, deklaroi në një studio televizive se në Ballsh ndeshjen e bënë 3-4 lojtarë të cilët duhet të dënohen… Çfarë komenti keni?

Asnjë koment. S'kam koment.

Më bukur të fitoni titullin si futbollist apo si trajner?

Është ndjesi e veçantë sepse kur je futbollist, je pjesë e ekipit, kurse kur je trajner, je përgjegjës i të gjithë lojtarëve që janë brenda ekipit. Janë 2 ndjesi të ndryshme. Më e veçanta është kur e fiton si trajner. Ekipi e ka fituar 25 herë zyrtarisht dhe 28 herë, siç thonë tifozët.

Dëshira për të festuar titullin me tifozët nuk u realizua, i mërzitur?

E kam thënë edhe para se të shpalleshi­m kampionë, Tirana nuk duhet ta festojë titullin pa praninë e tifozëve. Ata kanë qenë lojtari i 12-të i ekipit. Na kanë mbështetur edhe kur kemi qenë poshtë, pa fituar gjë. Në këtë moment të bukur, nuk është normale të festojmë pa ata. Edhe mund ta bëjmë distancimi­n social në atë stadium aq të madh dhe duhet të ishin të pranishëm. Mendoj se do të jetë diçka shumë e vështirë për ata, sepse janë pjesë e ekipit. Pas këtij titulli a keni objektiva për të qëndruar si trajner i parë i Tiranës apo si trajner në Shqipëri? Apo objektivat e Egbosë shkojnë më tej sesa Shqipëria?

Jam akoma pjesë e Tiranës,

do të shikojmë... Unë e kam thënë që nuk besoj se ka një trajner si këtu edhe jashtë, i cili nuk e ka krenari të drejtojë Tiranën, që është klubi më i madh në Shqipëri. Do të shohim në vazhdim, këtu jam. Kam gjithë dëshirën për të drejtuar, por nuk e di çfarë do të ndodhë në jetë. Kur drejton Zoti, ne e ndjekim. Është kënaqësi që kam qenë pjesë e këtij klubi për fitimin e kampionati­t, mbas 11 vitesh pritjeje dhe në 100-vjetorin e tij. Falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafet, deri te punëtori i fushës dhe shumë njerëz të tjerë që kanë qenë pozitivë në arritjen e këtij objektivi. Jeni ndier i vlerësuar nga klubi apo opinioni futbollist­ik për punën që keni bërë apo ndoshta pak i nënvlerësu­ar?

Nga klubi normal që jam vlerësuar, me sa di unë. Pastaj çdo njeri ka opinionin e vet, nuk mund të them që jam i vlerësuar. Nuk më duhet vlerësimi dhe çfarë mendojnë të tjerët. Vlerësoj më shumë atë që do të më japë ai lart (Zoti). Çdo njeri ka opinionet e veta, ne e dimë çfarë pune kemi bërë në klub, e dimë çfarë kemi ndryshuar, nuk kemi nevojë për opinionin e të tjerëve që nuk janë brenda këtij klubi.

 ??  ??
 ??  ?? Dekori për Tiranën kampione dje në kryeqytet
Dekori për Tiranën kampione dje në kryeqytet
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania