Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja-Pogradeci, një shkëndijë për të sfiduar Vllazninë

“Kam cilësi në grup, dinë t’i menaxhojnë këto ndeshje”

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja nuk ka në plan që ta humbë këtë shans që i erdhi. Elita ka qenë një “mirazh” gjatë dekadës së fundit, por këtë herë lezhjanët janë të bindur se do t’ia dalin. Fillimisht duhet të kalojë Pogradecin, kundërshta­r me të cilin dot t’i matin sot forcat në orën 18:00 në “Elbasan Arena”. Elvis Plori mendon se skuadra do ta menaxhojë me sukses përballjen e “play out”-it dhe do të jetë gati për finalen e madhe me Vllazninë. “U bënë ditë që përgatitem­i për Pogradecin. Është një ndeshje e veçantë kjo, pasi gabimet nuk pranohen. Për këtë motiv gjatë seancave të zhvilluara në kuadër të kësaj sfide ‘play off’-i jam përqendrua­r te kjo pjesë. Si ne ashtu edhe kundërshta­ri e duam me çdo kusht ngjitjen. Kjo përballje ka aromë ‘elite’, pasi me një fitore do të kemi shansin që të luajmë edhe me Vllazninë, për të vulosur njëherë e mirë verdiktin. E kam mendjen e gjitha te finalja e madhe (i referohet një ndeshjeje të mundshme me shkodranët), pasi rezultatin e ndeshjes në ‘Elbasan Arena’ do ta përcaktojë vetëm mirëmenaxh­imi i gabimeve”, kështu u shpreh fillimisht numri një i pankinës lezhjane. Ai nuk e quan të tepruar optimizmin që ka te grupi dhe mundohet që të radhisë arsyet që e çojnë në këtë konkluzion. “Dhe unë mendoj se do t’ia dalim me sukses, pasi Besëlidhja ka disa futbollist­ë që e bëjnë diferencën. Optimizmin e mbështes jo vetëm te cilësia e lojtarëve, por edhe te superiorit­eti që kemi treguar ndaj skuadrave të forta, madje edhe me ato të Kategorisë Superiore. E shkuara më ka dëshmuar se edhe në rast mungesash e dëmtimesh, stoli më ka plotësuar dhe larguar nga telashet”, u shpreh më tej. I pyetur për gjykimin, trajneri nuk ka frikë dhe as nuk dëshiron që të paragjykoj­ë. “Kam besim te federata, po ashtu edhe te gjyqtarët. Si ne edhe Pogradeci deri këtu kemi ardhur me forcat tona dhe po me forcat tona do ta përcaktojm­ë skuadrën e finales së madhe, e cila do të ndeshet me Vllazninë”, përfundoi shkodrani i Besëlidhje­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania