Panorama Sport (Albania)

U vonua 1 minutë në stërvitje, Sane tërbon Flikun

“Bild”: Leroi bëri një figurë të keqe me kampionët e Gjermanisë

-

Ishte një moment jo i këndshëm për Leroi Sanenë, teksa e gjithë skuadra ishte rreshtuar për të nisur stërvitjen e radhës nën drejtimin e Hansi Flik. Ky i fundit nuk hezitoi t'i tregonte me gishtin tregues orën lojtarit më të ri të Bajernit, si shenjë se ishte 1 minutë me vonesë në stërvitje. Në turmë ishte edhe Robert Levandovsk­i, i cili ndoqi me vëmendje të gjithë skenën. Ngjitur më të janë edhe Kingslej Koman, Ivan Perisiç dhe Serge Gnabri. Një foto që tregon shumë, ndoshta më shumë se Sane mund ta mendojë. Një lloj guide se si do të jetë sezoni i ri për ish-lojtarin e Mançester Sitit. Konkurrenc­a nis nga stërvitja. Të vetmit që nuk duhet t'i druhet në atë grup është Ivan Perisiç, kroati do të largohet në fund të sezonit në Milano tek Interi. Por Gnabri dhe Koman do të jenë aty për t'ia bërë jetën ferr Leroit. Ky i fundit duket të kuptojë diçka: "Edhe para 20-30 vitesh kjo foto do të ishte një çështje, pasi kështu nuk mund të nisësh punën tënde. Flikut nuk i pëlqeu aspak ky moment, ai nisi të bisedonte me ty dhe të jepte disa argumente përse kjo nuk duhet të ndodhte. Edhe pse lojtarët u treguan të mirë me ty, sidomos Robert Levandovsk­i, por me këtë të fundit nuk ke asnjë konkurrenc­ë në skuadër. Edhe Kimish, edhe pse ai është një tifoz i zjarrtë yti", citoi "Bild". Mund të themi se kjo fotografi na ka zhgënjyer të gjithëve dhe me të drejtë. Ti erdhe sepse kishe diçka më shumë, driblim, shpejtësi dhe aftësinë për të shënuar. Ndoshta kjo është edhe arsyeja më e madhe. Te skuadra e Mançester Sitit, Pep Guardiola kishte shumë durim me ty. Ai na kujton ish-trajnerin e madh, Henes Vajsvajler që stërviti Gynter Netcerin dhe Johan Krojf te Barcelona. Kampionë në fushë dhe jashtë saj, lojtarë me peshë,

legjenda. Por për Sanenë rruga është ende e gjatë, ai është shumë larg të qenit Gynter Netcer dhe Johan Krojf. Flik e di mirë këtë dhe me siguri nuk do të lejojë më që kjo gjë të ndodhë, derisa ai të jetë trajner i Bajernit të Mynihut.

 ??  ?? Momenti kur Sane këshillohe­t nga Flik përpara shokëve të skuadrës për vonesën
Momenti kur Sane këshillohe­t nga Flik përpara shokëve të skuadrës për vonesën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania