Panorama Sport (Albania)

Dibala, Aguero e Mbape, Championsi nis në infermieri

Yjet, në luftë me kohën për të qenë gati në gusht

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Topi i Champions-it do të nisë të rrotullo het sërish. Në mars, kishte shumë çështje pezull, por mes 7 dhe 23 gushtit u vendos që kompeticio­ni elitar europian ta mbyllë sezonin pavarësish­t pandemisë. Kampionët do të vendosen përballë njëri-tjetrit duke nisur nga ndeshjet e mbetura të 1/8-ave, te çerekfinal­et, gjysmëfina­let dhe finalen që u zhvendosën në Lisbonë. Por shumë yje të tjerë rrezikojnë të mungojnë. Finalja e Kupës së Francës solli dëmtimin e Mbapesë. Një ndërhyrje e Perinit i shkaktoi ndrydhje të kaviljes sulmuesit francez dhe si rrjedhojë dëmtim të ligamentit të jashtëm. Tri javë pushim dhe ai mund të rikthehet vetëm në një gjysmëfina­le hipotetike kundër Lajpcigut ose Atletikos. Një tjetër dëmtim i bujshëm

është ai i Serxho Agueros, sulmuesit të Sitit. Argjentina­si u operua në meniskun e gjurit të majtë pas dëmtimit më 24 qershor dhe Guardiola e ka përjashtua­r prezencën e tij kundër Realit. Deri në ndeshjen e 7 gushtit, do të ketë dyshime edhe për Hazardin në kampin

tjetër. Zidan është treguar deri tani shumë i kujdesshëm me dëmtimin në kavilje të belgut që në fakt e ka pësuar që në nëntor. Ai që do të mungojë me siguri në “Etihad” është Mariano, i cili rezultoi pozitiv me Koronaviru­s dhe do të qëndrojë i izoluar. Edhe dy klubet e tjera spanjolle kanë dyshime në radhët e tyre: Tomas Partej i Atletikos pësoi një dëmtim muskulor në kofshë gjatë ndeshjes së fundit në kampionat, duke e vënë në dyshim për çerekfinal­en e Atletikos kundër Lajpcigut. Ndërsa Barça nuk do të mund të besojë te Dembele dhe Araujo. K i fundit përdrodhi kaviljen djathtë. Setien ka probleme n mbrojtje në ndeshjen kundë Napolit, sepse Umtiti do t mungojë gjithashtu, ndërs Lengle është në dyshim. Pë Dembelenë ka shanse, por nu dihet një datë e saktë se kur d të jetë gati të rikthehet në gusht Katër deri në 6 javë do të jet mungesa e Benzhamë Pavar it, mbrojtësit të Bajernit q përdrodhi kaviljen në stërvitj dhe mungesa e francezit t Bajernit në ndeshjen kundë Çelsit tashmë është konfir muar sipas “L’Equipe”. Dh në fund, Paulo Dibala, i cili zëvendësua në ndeshjen e fun dit të kampionati­t kundë Sampdorias. Një tërheqj muskulore e sulmuesit të Juve e vë në dyshim prezencën e t në misionin për të përmbysu Lionin në Torino dhe kampi onët e Italisë janë duke pritu në ankth reagimin e muskujv të argjentina­sit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania