Panorama Sport (Albania)

Lilaj: Krenari të më duan Tirana e Partizani

“I hapur të rikthehem në Shqipëri, gati për çdo skuadër”

- OLSI TUJANI

Klubet do të kenë më pak kohë këtë vit për merkato, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë nisur që të piketojnë goditjet e duhura. Për këtë, gazeta ka njoftuar se si për shumë lojtarë cilësorë po zhvillohet një derbi mes Tiranës dhe Partizanit edhe për shërbimet e Sabien Lilajt. Mesfushori i Kombëtares, ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" zbulon dëshirën e tij dhe si është e vërteta në lidhje me interesimi­n e tyre.

Lilaj, si ishte aventura në Izrael për ju?

Pavarësish­t se përfundoi keq, me rënien e ekipit, ishte një aventurë e bukur dhe pozitive në aspektin personal. Them se ka qenë një vit personal mbimesatar. Unë jam i kënaqur, pasi ishte një vend ku futbolli pëlqehej shumë dhe të gjithë e ndiqnin me një pasion të veçantë.

Tirana dhe Partizani ju kanë në listën e dëshirave, si po shkojnë tratativat?

Ndihem i vlerësuar kur dëgjoj që dy klubet më të titulluara në Shqipëri kanë interes. Është krenari! Por të them të drejtën, nuk është se

kam pasur kontakte direkte me të dyja ekipet. Për momentin jam duke pritur nëse do të vijë diçka e mirë nga jashtë, sepse mendoj se mund të luaj një apo dy vite jashtë në nivele të mira. Gjithsesi, me kënaqësinë më

të madhe do pranoja që të kthehesha edhe në Shqipëri. Kjo sepse përveç futbollit, do jem edhe pranë familjes dhe do bëj zgjedhjen e duhur në ditët në vijim.

Si një ish-bardheblu, në rast ofertash të ngjashme, cilën do zgjidhnit?

Nuk kam oferta konkrete... Tiranën e vlerësoj shumë sepse atje kam bërë hapat e parë si profesioni­st. Partizani është një nga klubet më të mira të kampionati­t shqiptar. Kështu që një futbollist profesioni­st do të luante kudo që e vlerësojnë dhe kudo që ndihet mirë. Për të respektuar që të dyja ekipet, nuk po zgjedh njërën apo tjetrën, në mungesë të një oferte konkrete direkte apo të një bisede të drejtpërdr­ejtë për interesime, detaje bashkëpuni­mi apo pagese.

Çfarë ndodh me mundësitë jashtë, keni oferta konkrete?

Kam pasur disa oferta konkrete, sidomos nga kampionati izraelit, por për shkak të situatës së Koronaviru­sit atje rrogat janë gati përgjysmua­r. Ndaj nuk

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania