Panorama Sport (Albania)

33 lojtarë për titullin, Apolonia në skanerin e shifrave

- Bujar Rama

Kampionët e Kategorisë së Parë kanë zhvilluar një kampionat të mirë, por nuk e kanë pasur të lehtë. Mungesa e lojtarëve të mirëfilltë në pozicione të ndryshme, sidomos në mbrojtje, mungesa e përvojës dhe një skuadër që shpesh trysnohej nga ekipe më me eksperienc­ë - ishin këto disa nga çështjet më thelbësore, që trajneri Mërgjyshi dhe asistentët e tij i menaxhuan në mënyrën më të mirë.

33 LOJTARË - Gjatë kampionati­t për Apoloninë u aktivizuan 33 lojtarë. Më shumë ndeshje ka Eljon Sota, me 2250 minuta të plota, ndërsa më pak kanë luajtur 16-vjeçarët Orgest Merkaj dhe Redi Kaçanolli, nga 10 minuta secili. Futbollist­ët më të vjetër kanë qenë Rudi Nako, 33 vjeç, i larguar te Lushnja në dimër, dhe Taulant Hysenshaha­j, 29 vjeç, i larguar në Amerikë. Më të rinjtë janë Orgest Merkaj dhe Redi Kaçanolli, nga 16 vjeç.

GOLAT - Apolonia ishte skuadra më sulmuese e Kategorisë së Parë, me 56 gola të shënuar nga 13 autorë të ndryshëm. Gjata ka 16 gola, Mihana 9, Omeri 5, Mehmeti, Branica, Hysenshaha­j dhe Zoga nga 3, Krasniqi, Ejoh, Zaimaj, M.Sota dhe Ymeraj nga 2, Dejan Andoni 1 gol dhe dy autogola në favor të Apolonisë: Sulejmani i Besës dhe Ajazi i Kastriotit. Vetëm në dy takime nuk ka shënuar skuadra fierake, ndaj Shënkollit dhe Orikut në transfertë.

Sa u përket ndëshkimev­e, fierakët janë penalizuar me 44 kartonë të verdhë dhe 4 të kuq. Një pikë e dobët eApolonisë ka qenë merkatoja, deri diku e dështuar. Branica, Ceka, Guri, Sharavolli dhe Lushaku nuk dhanë atë që pritej dhe u larguan më parë sesa erdhën, me përjashtim të Sharavolli­t që ka qenë i dëmtuar. Ymeraj, Kumani, Smaçi, Krasnqi, Zaimaj dhe Ejoh kanë rezultuar goditje të spikatura dhe e kanë ndihmuar skuadrën. Formacioni titullar i Apolonisë mbi bazën e minutave do të përbëhej nga këta futbollist­ë: Harizaj-1980', Omeri-1349’, Duda-1646’, E.Sota-2250', Ymeraj-1486', Andoni-1255', Zoga-1762', Kumani-1483', Mehmeti-2000', Mihana-1937' dhe Gjata-1575 minuta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania