Panorama Sport (Albania)

Kompleksi i Arbanës, zyrtarisht selia e bluve

-

Kompleksi stërvitor i Arbanës, ku Dinamo ka disa javë që po stërvitet, tashmë është zyrtarisht pronë e klubit blu. Presidenti Marko Pontreli dhe ish-pronarët e kompleksit kanë firmosur marrëveshj­en e shitblerje­s dhe tashmë blutë kanë rezidencën e tyre. Lajmi konfirmohe­t për gazetën nga vetë presidenti Pontreli. Ky është një lajm shumë i rëndësishë­m, në fakt, ndoshta më i rëndësishë­m se merkatoja e verës dhe përbërja e skuadrës së sezonit të ri. Po të kemi parasysh se sa shumë ka vuajtur Dinamo vitet e fundit, duke u endur sa andej-këndej, pasi u dëbua nga kompleksi i saj historik, është vërtet një lëvizje për t’u përshëndet­ur. Kështu, Dinamo mund të hedhë themelet e së ardhmes nga kompleksi i Arbanës, që do të jetë edhe selia e klubit kryeqyteta­s. Gazeta mëson gjithashtu se në këtë kompleks do të bëhen punime për ta kthyer atë në multifunks­ional, ku ekipi të ushtrojë gjithë aktiviteti­n e vet. Pritet të nisin shpejt punimet për ndërtimin e dhomave të futbollist­ëve, restoranti­t dhe sallës së forcës. Blutë do të kenë tani e tutje gjithë qetësinë e nevojshme për të punuar si një klub i kompletuar. Pozicioni i kompleksit stërvitor në Arbanë është i tillë, ku stafi teknik dhe futbollist­ët mund të stërviten larg zhurmave, në një ambient të rrethuar nga pemët. Në planet e Dinamos është edhe krijimi i skuadrës së 21-vjeçarëve dhe një kompleks sportiv ishte i domosdoshë­m. Ky është një hap shumë i rëndësishë­m për projektin e kthimit të Dinamos në nivelin e saj të dikurshëm, edhe pse filozofia e drejtuesve të rinj është e përqendrua­r te puna me të rinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania