Panorama Sport (Albania)

Egnatia bëhet me sponsorë, zyrtarizoh­en dy kompani italiane

-

Egnatia bëhet zyrtarisht me pronarë të rinj, që janë dy kompani italiane. Rrogozhina­sit luajnë sot ndeshjen e fundit të kampionati­t me Burrelin, por pak rëndësi ka, sepse gjithë vëmendjen e ka marrë dje vendimi i Këshillit Bashkiak për kalimin e skuadrës në duart e sponsorëve. Pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se dy orë dhe në rend të ditës ishte edhe Egnatia, është vendosur unanimisht nga pjesëtarët e Këshillit Bashkiak që skuadra e futbollit t’u kalojë në administri­m dy kompanive italiane. Bëhet fjalë për një marrëveshj­e bashkëpron­ësie mes Bashkisë së Rrogozhinë­s dhe dy kompanive. Bashkia ka tashmë 25% të aksioneve, kurse dy kompanitë italiane nga 37.5% secila dhe të dyja përbëjnë 75% të aksioneve. “Foglia engineerin­g s.r.l” dhe “DEMROZI COSTRUZION­I SRL” janë dy kompanitë që tashmë kanë marrë në dorë fatet e futbollit në Rrogozhinë dhe që pritet ta ngrenë këtë skuadër në nivele të larta. “Është një lajm i madh për Egnatian dhe të ardhmen e saj, është një ndryshim shumë i rëndësishë­m”, tha për “Panorama Sport” administra­tori i klubit rrogozhina­s, Olsi Dranga. Gjatë ditëve në vijim pritet të mësohen më shumë detaje në lidhje me ndryshimet që pritet të prekin klubin dhe projektin e sezonit të ri. Diskutimet mes palëve në fakt kishin nisur prej muajsh, por vetëm dje është bërë i mundur realizimi i bashkëpuni­mit në rrugë zyrtare. Lajmi është përhapur me shpejtësi në qytetin e Rrogozhinë­s dhe përpara ndërtesës së bashkisë u pa një prani e madhe e njerëzve të sportit. Tashmë të gjithë presin të shohin një Egnatia ndryshe, që të synojë majat e futbollit në vend. Javë më parë “Panorama Sport” bënte me dije se në planet e Egnatias për sezonin e ri është trajneri i njohur, Gugash Magani, i cili ndoqi nga afër ndeshjen me Dinamon në kryeqytet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania