Panorama Sport (Albania)

Presioni nga federatat, KOKSH mbledh komitetin

Brenda javës pritet të njoftohet data e asamblesë

- ARTIN LLESHAJ

Siç dihet, më 22 korrik, me iniciativë të Fed eratës Shqiptare të Futbollit, u zhvillua një takim mes 15 prej federatave më të rëndësishm­e olimpike të vendit, ku përveç futbollit morën pjesë përfaqësue­s të basketboll­it, peshëngrit­jes, mundjes, notit, boksit, xhudos, qitjes, pingpongut etj. Një takim ku u diskutua zbatimi i rezolutës së miratuar në asamblenë e përgjithsh­me të jashtëzako­nshme të datës 9 shkurt 2020. Kujtojmë se në asamblenë e muajit shkurt ishte vendosur që pas olimpiadës do të vijohej me ndryshimet statutore, për të shkuar më pas në zgjedhje brenda vitit 2020, e për t'i dhënë fund kështu ngërçit institucio­nal që prej kohësh e ka pushtuar institucio­nin e olimpizmit shqiptar. Ndërkohë që pandemia solli shtyrjen e Lojërave Olimpike, u pa një tendencë nga KOKSH për të përfituar nga kjo situatë, duke u përpjekur kështu të shmangej zbatimi i rezolutës. Kjo sjellje e Komitetit Olimpik ishte edhe shkaku kryesor i mbledhjes së drejtuesve të federatave, të cilët ranë dakord dhe vendosën që t'i dërgojnë një letër presidenti­t të KOKSH-it, Viron Bezhani.

Këtij të fundit iu kërkua zyrtarisht që të thërrasë asamblenë brenda datës 30 gusht, ndërsa iu vendos afat që kërkesa e tyre të marrë përgjigje brenda 5 ditëve. Megjithatë, Komiteti Olimpik tentoi sërish që të shmangej, ku fillimisht u përpoq të mos e protokollo­jë kërkesën e federatave, por presioni i këtyre të fundit bëri që KOKSH më pas të tërhiqet. Ndonëse afati 5-ditor nuk u zbatua, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it u mblodh mesditën e djeshme duke zhvilluar një takim "online" duke shqyrtuar kështu kërkesën e federatave. Burime pranë Komitetit Olimpik bëjnë të ditur se brenda 3-4 ditëve të gjitha federatat do të njoftohen me anë të postës elektronik­e, ku do t'u kërkohet që të bëjnë propozimet e tyre, ndërsa gjithashtu do të shpallet edhe data e asamblesë statutore. Më në fund duket se po hidhet edhe hapi i parë për zgjidhjen e situatës në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Një institucio­n që prej kohësh prodhon vetëm skandale, teksa lufta mes presidenti­t Viron Bezhani dhe sekretarit të përgjitshë­m Stavri Bello shkoi deri në prokurori. Me presidenti­n që ka denoncuar sekretarin për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania