Panorama Sport (Albania)

Kumbulla zgjedh Interin, edhe Tonali shumë pranë

-

Marash Kumbulla ka zgjedhur Interin dhe tashmë duket se kjo është rruga e vetme e qendërmbro­jtësit të Kombëtares shqiptare dhe të Veronës. 20-vjeçari, i cili ishte i projektuar që në fillim për të luajtur në të ardhmen me zikaltrit, u josh për disa javë edhe nga Igli Tare që kërkoi ta zgjeronte edhe më shumë gjurmën kuqezi te Lacio, por fakti që kryeqyteta­sit nuk janë gati që të shtyhen shumë lart me ofertën e tyre ekonomike, por në të njëjtën kohë dhe Juventusi është zhdukur si me magji nga pista, Marash Kumbulla dhe Interi pritet që të finalizojn­ë shumë shpejt marrëveshj­en mes tyre. Arsyeja lidhet edhe me një blic të fundit të bërë nga administra­tori zikaltër, Xhuzepe Marota, i cili ka ofruar 20 milionë euro plus 2 milionë në formë bonusesh, plus kartonin e të riut Edoardo Vergani, por në të njëjtën kohë ka garantuar edhe për një tjetër vit rinovimin e huazimit të Edi Salsedos. Akordi në fjalë pritet t’u afrohet shumë 30-32 milionë eurove që presidenti i Veronës, Mauricio Seti, kërkon për yllin shqiptar dhe gjithçka pritet të finalizohe­t në

ditët e ardhshme.

TONALI DHE MESI – Ndërkohë, një tjetër hap gjigant Xhuzepe Marota e ka bërë edhe kundrejt mesfushori­t të talentuar të Empolit, Sandro Tonali. Bresha duket se ka pranuar ofertën prej 32 milionësh, plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh për t’ia shitur Interit “diamantin” e tyre dhe një gjysmë konfirmimi erdhi edhe

mbrëmë nga Marota: “E vërteta është që Tonali na pëlqen shumë, por për të arritur deri te firma sigurisht që do shumë punë, pasi nuk jemi vetëm ne të vetmit në garë. Gjithsesi, me Çelinon jemi miq të vjetër, ndaj të shohim, - u shpreh njeriu i merkatos zikaltër, i cili lidhur me çështjen Mesi shpjegoi. – Nuk e vura unë hijen e Mesit në qendër të Milanos, të jini të

sigurt. E vërteta është se bëhet fjalë për një lojë, sepse për të ngritur një marrëveshj­e të tillë nuk është e lehtë. Asnjë ekip italian nuk mund t’ia lejojë vetes Mesin, nëse nuk është klubi që bën një sakrificë madhështor­e ekonomike me mbështetje­n e sponsorëve, ndonëse nuk duhet të harrojmë edhe normat e ‘Fair Play’-t Financiar. Sigurisht që ne duhet të punojmë që të rikthehemi fuqia futbollist­ike e 20 viteve më parë, ndonëse nuk e fsheh se të shihja një kampion si Mesi tek Interi do të ishte diçka fantastike për mua dhe për këdo tjetër. Pavarësish­t këtyre, pas kampionati­t do të mblidhemi me Konten dhe me klubin që të vlerësojmë merkaton dhe të ardhmen”, përfundoi Marota.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania