Panorama Sport (Albania)

Van Basten: De Ligt gaboi me Juven, nuk pashë përmirësim

-

Pa Kielinin (e dëmtuar që në muajin shtator), Matajs de Ligtit iu desh që të rritej më shpejt se ç’duhet te Juventusi. Ndeshje pas ndeshjeje, holandezi u transformu­a në një kolonë jetike të skuadrës së Sarrit dhe një lojtar i pazëvendës­ueshëm për kampionët e Italisë. Nota 7.5 e “Gazzetta dello Sport” mbi sezonin e tij nuk gënjen: “E mësoi shpejt artin e ‘mbrojtësit italian’ dhe 2020-a ishte një vit spektakola­r për Matajs. Siç thonë amerikanët, ‘vetëm qielli është limiti’”. Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk e mendojnë kështu dhe nuk është një figurë e çfarëdoshm­e. Po flasim për bashkatdhe­tarin Marko van Basten, legjendën e Holandës dhe të Milanit, i cili duket se nuk ka parë asnjë rritje apo përmirësim te De Ligti. “Nuk mendoj se Matajs ka bërë diçka më mirë sesa në sezonin e kaluar me Ajaksin, - shprehet Van Basten për “Ziggo Sport”. – Sigurisht, fati i tij i keq bëri që të mos e kishte përgjatë të gjithë sezonit Kielinin përkrah, të vetmin lojtar që bën skuadër te Juventusi. Bonuçi gjatë gjithë vitit ka bërë gjërat e tij, nuk organizont­e dhe nuk i tregonte De Ligtit se çfarë duhej të bënte. Ndërsa Kielini është një që vë veten në dispozicio­n të të tjerëve. Prandaj, mendimi im është që De Ligt do të kishte mësuar më shumë nëse zgjidhte Realin e Madridit, Barcelonën apo Mançester Sitin. Për më tepër, do t’i kishte lejuar vetes që të luante në një kampionat më interesant, sepse Seria A ka një nivel më të ulët sesa kampionate­t e skuadrave që përmenda më parë”, përfundoi Marko van Basten.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania