Panorama Sport (Albania)

Platini: Juve e programuar për të fituar, edhe ne vuanim në Champions

- Dibala a është pak Platini?

Titullin e tij të parë me Juventusin, Mishel Platini e fitoi më 6 maj 1984: “Oh po, sigurisht që e kujtoj. Na mjaftonte një pikë, luanim në shtëpi kundër Avelinos. Barazuam 1-1”. Një tjetër futboll atëherë. “Zonja” nuk fitonte gjithnjë dhe një vit më parë kishte mbërritur pas Romës. Në moshën 65-vjeçare, Platini nuk e kujton të shkuarën me nostalgji, si në kohët e mëparshme, por e ka të fotografua­r në memorie atë moment: “Ishte një kënaqësi e madhe personale. Një francez vinte te Juvja dhe fitonte. Nuk do ta harroj kurrë, - thotë gjatë një interviste për “Corriere della Sera”. - Në skuadër kishte shumë shokë që kishin fituar tituj. Ishte një festë e bukur, por për ata jo shumë e rëndësishm­e se ishin mësuar. Isha unë që ndihesha i rëndësishë­m, por ne ishim programuar për të fituar. Kishim humbur një vit më parë me Romën, edhe pse i kishim mundur gjithmonë. Në të vërtetë, kishim sindromën e Kupës së Kampioneve, nuk arrinim kurrë ta fitonim”.

Sëmundje që nuk ka kaluar ende. Juve e vuan akoma...

Kishim humbur në Athinë në 1983, shpresonim të fitonim kampionati­n dhe të rikthehesh­im të luanim në

Kupën e Kampioneve. Atëherë shkonin vetëm ekipet kampione, sot shkojnë katër dhe është e thjeshtë. Kampionati­n e luan në 38 ndeshje, nëse je më i forti, fiton. Në Champions nuk triumfon gjithnjë më i miri. Avokat Anjeli që ditën time të parë në Torino më tha: “Duhet të fitojmë Kupën e Kampioneve”. Që në atë kohë kishte një vizion më europian.

Pastaj atë trofe e fituat, edhe pse finalja e Hejselit me Liverpulin është një prej momenteve më tragjike të historisë së futbollit.

Nuk është një kujtim i bukur, përkundraz­i, i tmerrshëm. Por në fushë e fituam, Liverpuli nuk ka dhuroi asgjë.

Këtë vit në Champions të gjitha ndeshjet do të jenë teke, mund t’ia dalë Juve?

Konkurrenc­a është shumë më e hapur. Janë tri finale: çerekfinal­et, gjysmëfina­let dhe finalja. Juve duhet ende të përmbysë Lionin dhe do jetë e vështirë.

Lioni nuk ka luajtur në kampionat, e nis e disavantaz­huar?

Nuk besoj. Futbolli nuk është matematikë. Juve duhet të fitojë në fushë, jo me fjalë. Lioni do të vijë gati në atë ndeshje.

Është edhe Atalanta kundër PSG-së, cila është favorite?

Një surprizë e bukur, por PSG është favorite. Për fitoren në fund ka shumë ekipe: Reali, PSG, Siti, Barcelona.

Përse këtë vit Juve ka pasur më shumë vështirësi?

Kur është mirë fizikisht, është shumë e fortë, por kur bie pak, e sheh veten në vështirësi.

Juventusi ka Ronaldon, një simbol. Është Platini i ri?

Nuk ka nevojë të jetë unë. Ka bërë shumë gjëra në Mançester dhe Madrid. Është gjithnjë një fitues, ka fituar shumë tituj. Për Juven ishte

një arritje e bukur ta transferon­te në Torino. Ai ka shpirtin e një të riu, nuk heq kurrë dorë.

Edhe me të Juve nuk e ka fituar ende Champions-in. Ai është 35 vjeç dhe gati në fund të karrierës, si menaxhohet?

Në fundin e karrierës apo fundin e jetës? Unë jam tërhequr 32 vjeç, sepse i kisha keq tendinat. Ronaldo nuk duhet të mendojë për fundin e karrierës së tij, atë e vendos fati. Nuk doja të bëhesha trajner dhe fati bëri që të jem. Pastaj më shtyu të bëhem president i Kupës së Botës në Francë, atje takova Blaterin dhe nisa politikën, në UEFA

dhe më pas FIFA. Pra, nuk e vendosa unë, ndodhi. Ronaldo do të ketë oferta, është i fortë, i zoti, inteligjen­t. Është një kampion dhe një shembull. Zidan u bë trajneri i Realit pas 10 vitesh mërzitjeje.

Si stil më kujton Sivorin, por i ngjan më shumë Maradonës sesa mua. Nuk është se ka talentin e Maradonës, por ka të tijin dhe është shumë.

Po Bufon që është 42 vjeç dhe luan akoma?

Eh, këta portierë nuk duan të ndalen kurrë. Jo, bëj shaka. Për të firmosur duhen dy palë dhe Juves i duhej. Zof kishte 13 vite më shumë se unë, qëndronte gjithnjë me Shirean. Ata ishin ndërgjegjj­a e skuadrës. Një ditë Trapatoni më zëvendësoi dhe u zemërova. Erdhi Shirea: “Mishel, rri i qetë. Këtu janë të gjithë të fortë dhe duan të luajnë të gjithë”.

Pas 9 titujsh radhazi, cili duhet të jetë projekti i Juves?

E di Andrea Anjeli. Juventusi është i programuar për të fituar. Fitoret sjellin fitore, para, lojtarë të mëdhenj. Është një rreth.

Flitet për një rikthim tuajin në futboll: Juve, Shoqata e Klubeve Europiane, Federata Franceze, jeni gati?

Nuk përjashtoj asgjë.

Platini në treg me parametër zero...

Kam bërë gjëra të mëdha me futbollin. Duhet të bëj diçka të dobishme për futbollin, që të më pëlqejë. Nuk është kaq e thjeshtë, nuk dua të përsëritem.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania