Panorama Sport (Albania)

Pioli: S’ankohem kur të tjerët pushojnë, ky është Milani... ynë

“Ecuria e skuadrës s’është rastësore, ja sekreti”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Edhe dy ndeshje, por me Romën katër pikë larg, Milani vështirë të arrijë një renditje më të mirë. Stefano Pioli nuk pranon gjithsesi të dorëzohet e pretendon të marrë maksimumin, duke nisur që nga sot në 19:30 ndaj Sampdorias në “Marasi”.

Çfarë përfundimi prisni për këtë kampionat?

Vijmë nga një paraqitje shumë e mirë si ajo ndaj Atalantës dhe Sampi ka thuajse atë fizicitet. Duhet të ruajmë ritmin duke e ditur se detajet bëjnë dallimin. Tashmë jemi më shumë skuadër dhe nëse më parë krijonim raste, por s’i shfrytëzon­im, tani mund të them se jemi më cinikë, ndaj le t’i ruajmë këto veçori.

Besoni ende te vendi i pestë?

Duhet të besojmë, pavarësish­t se nuk varet veç nga ne. Çka varet nga ne është rezultati, ndaj kundër Sampdorias nevojitet të marrim rezultatin më të mirë. Kemi pushuar dy ditë më shumë se rivalët këtë herë, por në raste të tjera kemi qenë ne që kishim më pak ditë pushimi në këmbë.

Si e ka përmirësua­r Ibrahimovi­ç këtë skuadër?

Në fushë duke na dhënë zgjidhje të rëndësishm­e sepse teknikisht dhe fizikisht është tepër cilësor dhe di si të krijojë hapësira. Jashtë fushe ka ndihmuar në rritjen e personalit­etit. Edhe Kjaer na ka dhënë një dorë të rëndësishm­e, por tashmë jemi njohur, ndaj edhe në fushë po marrim rezultate.

Sa rëndësi do të kishte mbyllja e kampionati­t në vendin e pestë?

Data e grumbullim­it gjithsesi nuk do të ndryshojë, por kalendari ynë për periudhën shtator-tetor patjetër që po. Thuhet se Seria A do të nisë më 12 shtator dhe së bashku me impenjimet tona në Europë gjithçka do të bëhej më e ngjeshur në momentin më të hershëm të sezonit.

Disa lojtarë kanë shfaqur probleme fizike, si janë ata tashmë?

Kastijeho u rikthye ndaj Atalantës e do ta kem të gatshëm, teksa edhe Duarte e Paketa janë gjithashtu gati, edhe pse kanë punuar pak. Mungesat e Kontit dhe të Romanjolit na detyrojnë zgjedhjet në prapavijë, por, siç thashë, janë edhe 180 minuta në të cilat

duhet sforco e fundit nga të gjithë.

Mendoni se Ibra, Xhixho dhe Çalhanoglu do të rinovojnë brenda javës?

Di që klubi po mundohet t’i zgjidhë sa më shpejt këto çështje, por ne duhet të mendojmë për kampionati­n. Besoj

se kemi kohë për të menduar për ekipin e sezonit të ri.

Sa ju lumturojnë elozhet që lojtarët ju kanë bërë në ditët e fundit?

Lojtarët dhe unë jemi të gjithë nga e njëjta anë, që është ajo e Milanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania