Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja sfidon Vllazninë, Plori: Presioni në Shkodër

Shkodranët bëjnë "prova" para Besëlidhje­s, vlonjatët i japin lamtumirën Superiores

- ADMIR URUÇI

Ka "paqe" në Sh kodër. Vllaznia dhe Flamurtari e mbyllin në barazim sezonin më të stërzgjatë të historisë. Një pikë që nuk i vlen askujt në fakt, pasi shkodranëv­e do u duhet që të luajnë një ndeshje shtesë për të mbijetuar dhe vlonjatët u bënë javë që kanë rënë matematiki­sht nga kategoria. Nëse skuadra e Marcelo Troisit donte që ta mbyllte me dinjitet rrugëtimin në elitë, ajo e Hysen Dedjes e shfrytëzoi si një lloj prove para finales me Besëlidhje­n. Pas një pjese të parë me raste të shpërdorua­ra, e dyta solli golat. Ishte Sidorenko ai që dha avantazhin në të 63-ën, e megjithatë mendoi Diamanti që t'ua prishte shijen e fitores.

PJESA E PARË

Që në sekondat e para, Vllaznia ka qenë në sulm. Ishin më kërkues, e megjithatë i pari rast për t'u evidentuar ishte ai të 16-ës. Marku për pak sa nuk zhbllokoi shifrat, por ndërhyrja e mbrojtjes largon topin pa kaluar vijën fatale. Lika ushtron presing në të 21-ën, e megjithatë mendoi Zhunior që ta sfumonte si episod. Flamurtari kundërpërg­jigjet me Ribajn në dy raste, por një herë Efremov dhe në tjetrën shënjestra, i lënë shifrat e pandryshua­ra. Shkodranët e gjetën rrugën e rrjetës në të fundit minutë të kësaj pjese me anë të Likës, por me kapitenin në pozicion të parregullt, ai u anulua.

PJESA E DYTË

Në fraksionin e dytë ritmi është më i lartë në të dyja kampet, e megjithatë janë sërish shkodranët që japin sinjalin e parë. Adili kërkon golin në të 48-ën, por gjen vetëm duart e Moçkës. Dy minuta më vonë Zogaj shfrytëzon më së miri atë harkim të Markut, por ishte traversa që ia prishi festën. Portieri i Flamurtari­t u bëhet "makth" për dy minuta radhazi shkodranëv­e. Në të 51ën dhe 52-ën i bën bllokadë Sidorenkos dhe Krymit. Rastet e shpërdorua­ra nuk kanë fund, e megjithatë në të 63-ën zhbllokohe­n edhe shifrat. Një pasim i saktë i Zogajt gjen Sidorenkon, i cili me një qetësi oplimpike e dërgon topin në rrjetë. Mirëpo pas kësaj minute loja e Vllaznisë pëson rënie dhe kjo bën që Flamurtari të

marrë "frenat". Gati 9 minuta më vonë, ata barazojnë pas një aksioni të nisur prej Ribajt dhe të konkluduar me sukses nga Diamanti. I sapofutur në fushë, i mjaftoi e para prekje me topin që ta dërgojë në rrjetë. Miqtë mund të përmbysnin gjithçka, e megjithatë Rapaj dhe Ribaj nuk ia dolën dot përballë Efremov. Pavarësish­t ndryshimev­e të shumta nga të dy teknikët, rezultati final do të fiksohej te barazimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania