Panorama Sport (Albania)

Revolucion në Korçë, gati një Skënderbe me të rinj

S'ka më rroga të larta, synohet promovimi dhe shitja e talenteve

- LLAZI SARO

Mbyllja e sezonit erdhi në një mënyrë tjetër te Skënderbeu këtë herë. Askush më parë nuk e kishte venë re një eksod të tillë në dekadën e fundit nga korçarët, ndërsa tani situata qëndron krejt ndryshe. Skënderbeu ka filluar të zbrazet. Dukshëm bardhekuqt­ë nuk e mbajnë dot ekipin e paprekshëm nga faktorët e jashtëm dhe janë të pafuqishëm për të ndaluar largimin e lojtarëve me parametër zero. Diçka e tillë në vitet e fundit kishte ndodhur vetëm me lojtarë të parëndësis­hëm. Gjithsesi, përtej kësaj situate në kampin bardhekuq janë të qartë dhe të vendosur se si do të veprojnë në vijim. Largimin e "big"-ëve të ekipit normalisht që do t'i mbulojnë me lojtarë të tjerë, por tani plani është ndryshe. Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se ajo që po mendon presidenti Ardjan Takaj dhe drejtuesit e Skënderbeu­t është të reduktojnë shpenzimet për sezonin e ri. Nuk do të ketë më lojtarë me paga të larta dhe të tjerë të superpagua­r. Skënderbeu i sezonit të ardhshëm do të mbështetet te futbollist­ë të rinj dhe të talentuar. Kur flasim për të tilla gjëra, duhet të kemi parasysh se deri në mbërritjen e vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës, gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri dhe korçarët do të vijojnë me të njëjtin ekip që do të ndërtojnë këtë verë. Promovimi i talenteve dhe nxjerrja jashtë vendit është qëllimi kryesor për Skënderbeu­n e ardhshëm dhe për një gjë të tillë puna ka nisur. Gjithçka pritet të ndërtohet nga e para. Trajneri, e më pas lojtarët do të duhet të

gjenden me kujdes. Për këtë Ardjan Takaj ka përpara një verë të vështirë dhe të nxehtë, por duke iu referuar të kaluarës nuk mendohet të jetë e sikletshme për drejtuesit bardhekuq që kanë punuar mirë në këtë drejtim.

2019-2020 - Sezoni që sapo u mbyll nuk ishte i keq për Skënderbeu­n. Pavarësish­t se kishin mjaft luhatje, bardhekuqt­ë nën drejtimin e Ilir Dajës arritën të merrnin vendin e katërt. Një vend ky që në Korçë është festuar

sikundër një fitore titulli në epokën "e artë". Edhe pse është e paqartë se si do të jetë llogaritja për vitin e ardhshëm, korçarët dukshëm janë të bindur se Tirana fituese e Kupës në këtë sezon ul edhe një vit dënimin e UEFA-s. Pra, me këtë vit të llogaritur Skënderbeu i shkon gati në gjysmë dënimit të marrë nga UEFA. Dhe nëse është një pjesë e vogël suksesi, për shumë gjëra katër vite të shlyera nga një dënim që dukej i përjetshëm nuk janë pak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania