Panorama Sport (Albania)

Reali, Zidan do ekip me muskuj ndaj Sitit

Skuadra në duart e Dyposë, ja strategjia për Mançesteri­n

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit zh villoi ditën e djeshme stërvitjen e tretë që pas rikthimit nga pushimet dhe tashmë dihet që mungesa e vetme është Mariano Diaz, i cili është i izoluar sepse rezultoi pozitiv me "COVID-19". Për të plotësuar grupin e futbollist­ëve, Zinedin Zidan ka afruar disa nga akademia, si Altube, Havi Hernandez dhe Çust, pra një portier dhe dy mbrojtës. Pas një jave pushim në përfundimi­n e kampionati­t spanjoll me festën e titullit kampion, Zinedin Zidan kërkon që skuadra të rigjejë menjëherë formën fizike dhe në ditët e para ka vendosur që më shumë punë me ekipin të ketë përgatitës­i fizik, Gregori Dypo. Ky i fundit ka hartuar një plan që lojtarët të rikuperohe­n shumë shpejt dhe të rikthehen në formën që kishin në fundin e kampionati­t. Në këtë mënyrë do të jenë gati për sfidën kundër Sitit në 7 gusht. Java e pushimeve ishte gjëja më e mirë që mund t'u ndodhte futbollist­ëve të Realit pasi për një muaj e gjysmë kishin ndeshje çdo tri ditë në kampionat. Lojtarët si Karvahal, Ramos Varan, Benzema, Kasemiro dhe Modriç patën shumë minuta në këmbë dhe rrezikonin ndonjë dëmtim. Për fat të mirë e mbyllën ashtu siç duhej kampionati­n dhe tani janë të përqendrua­r për sfidën me Sitin. Zidan kërkon një ekip me muskuj, diçka që nuk është në karakteris­tikat e Realit.

E di shumë mirë se sa e rëndësishm­e është forca fizike në një duel kundër Sitit, i cili është ekip që kërkon të mbajë topin në zotërim dhe pas tyre duhet të vraposh shumë.

PAK TAKTIKË - Por Zinedin Zidan nuk do ta lërë

gjithçka në aspektin fizik sepse taktika është një tjetër armë e fortë për të përmbysur humbjen 1-2 ndaj Sitit. Pas stërvitjes fizike, skuadra u nda në disa grupe dhe u zhvilluan ushtrime të shumta me topin dhe skema në aspektin mbrojtës dhe sulmues.

Përveçse duhet që Reali të shënojë, duhet që të mos pësojë sepse Siti është skuadra që ka shënuar më shumë gola në Premier Ligë, 102. Për këtë arsye ai kërkon shumë kujdes nga lojtarët e tij në aspektin mbrojtës. Pa Serxho Ramosin do të jetë akoma më e vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania