Panorama Sport (Albania)

Ideja e çmendur, Seria A po mendon të ndryshojë formatin

Sezoni i ardhshëm mund të ketë risi të mëdha në Itali

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Vonesa për të mbyl lur sezonin aktual, e shkaktuar prej pandemisë së Koronaviru­sit pas asaj ndërprerje­je 3-mujore, sjell probleme të pashmangsh­me në vonesa edhe për planifikim­in e sezonit të ardhshëm. Për 2020-2021, veç të tjerash nuk pranohen vonesa për nisjen e Serisë A, për shkak se në verën e ardhshme është spostuar edhe Europiani, i cili nuk mundi dot të organizohe­j këtë verë për të njëjtat arsye. Dhe kështu vonesa e nisjes së edicionit të ardhshëm futbollist­ik nuk mund të jetë një opsion. Kështu që, në Itali qarkullojn­ë hipotezat e para për ta zgjidhur këtë situatë të pakëndshme, të cilat bëjnë fjalë për ndërhyrje direkte në ndryshimin e formatit të sezonit të ardhshëm. Është një ide që nuk u pëlqen sigurisht klubeve, për shkak të dëmit financiar. Sipas informacio­neve të gazetës "La Repubblica", mund të kemi një reduktim të javëve nga 38 që janë aktualisht dhe verdiktet e sezonit të jepen përmes "play off"-eve dhe "play out"-it. Më specifikis­ht, do të luhej një sezon i rregullt prej 19 javësh dhe pastaj do të niste faza e "play off"-eve dhe "play out"it me dhjetë skuadra secila. Pritet që të qartësohet më vonë se si mund të ndahen ndeshjet brenda dhe jashtë shtëpisë në 19 javët e rregullta. Gjithsesi, jemi ende në

fazën e një ideje dhe do të shohim nëse gjithçka do të konfirmohe­t së shpejti ose do të hidhet poshtë për të studiuar një tjetër zgjidhje. Por ajo që është e sigurt, është se afatet aktuale nuk lejojnë nisjen e sezonit të ardhshëm të Serisë A në mesin e muajit gusht, sepse teknikisht muajin e ardhshëm përfundon kampionati i këtij sezoni, i cili më pas do t'ua lërë vendin kompeticio­neve të UEFA, Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Me pak fjalë, kohët shtrëngohe­n dhe duhet një zgjidhje në kohë të shkurtër. A mund të jetë kjo? Të presim

dhe të shohim. Por kjo nuk është hera e parë që në Itali qarkullon një hipotezë e tillë. Ideja e një "play off"-i dhe "play out"-i u hodh edhe këtë sezon, pas ndërprerje­s së tij në mesin e muajit mars për shkak të pandemisë. Por Italia përdori të gjitha burimet e saj për të bërë të mundur që kampionati të riniste normalisht, duke ndjekur shembullin e Gjermanisë dhe më pas të Spanjës dhe Anglisë dhe shmangur skenarin që askush nuk do të donte, atë të Ligës së Parë Franceze, e cila vendosi që ta anulonte sezonin përfundimi­sht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania