Panorama Sport (Albania)

Partizani, Ilir Daja bind Lilajn Lilajn dhe dhe tenton tenton Vangjelin Vangjelin

Mesfushori korçar drejt firmës, bisedime edhe me mbrojtësin e Tiranës

- LLAZI SARO

Partizani duket sikur është në gjumë, por realisht pas kuintave kampi i kuq është një kantier i hapur për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri. Sipas planeve, i bie që gjithçka të nisë nga emërimi i trajnerit të ri, ku parimisht ka një akord me Ilir Dajën, i cili akoma nuk e ka shpallur "divorcin" me Skënderbeu­n. Ndonëse ka lajme kontradikt­ore dhe dilema për stolin e të kuqve, Ilir Daja konsideroh­et si timonieri i ri i "demave". Interferim­et nga Kuvajti nuk do të ndikojnë, pasi "Panorama Sport" ka mësuar se trajneri ka refuzuar ofertën milionere. Kësisoj, ai ka gjetur akordin e bashkëpuni­mit me Partizanin. Madje ajo që e bën më të besueshëm "martesën" është fakti se 53-vjeçari ka nisur punën për bindjen e lojtarëve që të vishen të kuq në sezonin e ri, në mënyrë që të plotësohen boshllëqet që ka ekipi.

SABJEN LILAJ - Një nga piketat e merkatos së Partizanit është ish-mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj. "Panorama Sport" prej ditësh ka njoftuar se Partizani është hedhur në sulm për të bindur 31vjeçarin, i cili pas aventurës në Izrael ka dalë lojtar i lirë. Gazeta ka mësuar se për të bindur lojtarin ka nisur punën edhe personi që pritet të marrë frenat e skuadrës, pikërisht Ilir Daja. Nga burime pranë palëve, "Panorama Sport" ka mësuar se trajneri Daja ka biseduar personalis­ht me mesfushori­n dhe madje e ka bindur që të vihet nën urdhrat e tij sapo Partizani të zhbllokojë merkaton. Referuar këtyre burimeve, i bie që Sabjen Lialj do të jetë i Partizanit, por që të realizohet ky mision, klubi sa më shpejt duhet të zhbllokojë merkaton në hyrje, pas dënimit të dhënë nga FIFA për federimin e Eraldo Çinarit në verën e 2018-ës.

KRISTI VANGJELI - Lilaj nuk është lojtari i vetëm me të cilin trajneri Daja po bisedon për të pasur nën urdhrat e tij te Partizani. Gazeta ka mësuar se përveç Lilajt, trajneri kryeqyteta­s dëshiron që në ekip të ketë edhe mbrojtësin Kristi Vangjeli, një njohje e vjetër e tija te

Skënderbeu. 34-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Tiranës, ku fitoi edhe titullin kampion, por që në përfundim të sezonit del lojtar i lirë. Partizani prej vitesh është në kërkim të afrimit të një eksperti për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe në idetë e trajnerit Daja, Vangjeli është alternativ­a e duhur. Burimet e mësipërme bënë të ditur për "Panorama Sport" se ashtu siç ka vepruar me Sabjen Lilajn, trajneri Daja po punon edhe me mbrojtësin e Tiranës, për ta bindur atë për një bashkëpuni­m të ri, por kësaj radhe te Partizani. Nga këto lëvizje, duket qartë që trajneri i ri është i përfshirë totalisht në merkaton e Partizanit, gjë e cila tregon se klubi i ka lënë dorë të lirë Dajës në formimin e skuadrës së edicionit të ri. Të kuqtë po kthehen te trajnerët vendës dhe me eksperienc­ë, pasi projektet me stafet italiane dështuan në mënyrë ekzemplare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania