Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu shet Elezin në Portugali për 500 mijë euro

Klubi bën lëvizjen e madhe, do ruhet edhe 10% e kartonit

- LLAZI SARO

Skënderbeu bën lëvizjen e madhe në merkato. Nuk bëhet fjalë për afrime, por për largime. Klubi ka shitur Agon Elezin në Portugali dhe për një shifër realisht të majme, e cila do i sigurojë financat e duhura për të mbajtur ekipin në nivele të larta në Kategorinë Superiore. Dënimi i marrë nga UEFA i ka rënduar jo pak në këtë drejtim, e megjithatë një shans të artë Ardjan Takajt ia kanë servirur lojtarët e talentuar që kanë qenë pjesë e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja.

TRANSFERIM­I

Agon Elezi është drejt kalimit te Boavista. Edhe pse ende asgjë nuk është bërë zyrtare, duket se firma nuk do të vonojë. Palët janë duke diskutuar detajet e fundit dhe shumë shpejt do të marrë formë ky "operacion". Burime të sigurta në klub dhe pranë menaxherëv­e të angazhuar për këtë çështje nga Skënderbeu, bëjnë me dije ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" se mesfushori i qendrës sezonin e ardhshëm do të militojë në Premier Ligën portugeze. Interesimi i Boavistës ka qenë i vazhdueshë­m në muajt e fundit, ndërsa cilësitë e 19vjeçarit, një kampion i lindur, duket se u kanë pëlqyer mjaft luzitanëve që nuk ka vonuar të mbyllin parimisht marrëveshj­en.

OFERTA

Akordi mes palëve është arritur dhe Boavista do t'i paguajë Skënderbeu­t një shumë prej 500 mijë eurosh për të marrë shërbimet e lojtarit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut U-21. Elezi do të nënshkruaj­ë një kontratë 3-vjeçare me portugezët dhe do të përfitojë një pagesë që shkon diçka më shumë se 5000 euro në muaj. Marrëveshj­a tani mund të quhet e "kopsitur" dhe shumë shpejt do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i lojtarit në radhët e ekipit portugez. Elezi ishte një prej xhevahirëv­e të Skënderbeu­t, prej të cilit korçarët ishin të sigurt se mund të fitonin të ardhura financiare të shëndosha për menaxhimin e klubit.

DETAJET

Nëse finalizimi i marrëveshj­es nuk është kryer ende, kjo vjen për shkak se palët janë duke diskutuar detajet e fundit të kontratës mes klubeve. Burime të sigurta thonë për gazetën se klubi portugez është gati që të derdhë në arkat e Skënderbeu­t

shumën prej 500 mijë eurosh dhe t'u ruajë korçarëve të drejtën e 10% të kartonit të Elezit, në rast të një transferim­i tjetër nga Boavista në një klub të ri. Nga ana tjetër, Skënderbeu është i vendosur që të mbajë 20% të kartonit të lojtarit edhe nëse do

të ulet shifra e transferim­it në 400 mijë euro. Me pak fjalë, korçarët duke ditur cilësitë e Elezit kërkojnë që të përfitojnë më shumë nga një ritransfer­im i shqiptaro-maqedonasi­t në të ardhmen, të bindur se vlera dhe cilësitë e tij do të shumëfisho­hen. Në kushte të

tilla duket se gjithçka do të mund të mbyllet në javën e parë të gushtit, kohë kur Elezi mund të prezantohe­t në radhët e ekipit të ri për sezonin e ardhshëm. Me bardhekuqt­ë ai u aktivizua në 24 ndeshje në total, konkretish­t 22 në kampionat dhe 2 në Kupë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania