Panorama Sport (Albania)

FIFA bllokon Kukësin, skandal me 5 klube

Nga përjashtim­i te prishja e kontratës, ja prapaskena­t

- ILIR CARA

Kukësi merr një goditje nga FIFA në prag të prezantimi­t të trajnerit Skënder Gega dhe përfaqësim­it në Ligën e Europës. Drejtuesit e klubit duhet të zhbllokojn­ë merkaton në hyrje, pasi me një vendim të formës së prerë ajo është bllokuar. "Panorama Sport" ka zbardhur dokumentin me 11 faqe, ku që në fund të janarit të këtij viti, Kukësi ka humbur betejën gjyq...

Kukësi merr një goditje nga FIFA në prag të prezantimi­t të trajnerit Skënder Gega dhe përfaqësim­it në Ligën e Europës. Drejtuesit e klubit duhet të zhbllokojn­ë merkaton në hyrje, pasi me një vendim të formës së prerë ajo është bllokuar. "Panorama Sport" ka zbardhur dokumentin me 11 faqe, ku që në fund të janarit të këtij viti, Kukësi ka humbur betejën gjyqësore në FIFA me ish-lojtarin Filip Zderiç. Kroati e ka paditur Kukësin për ndërprerje­n e njëanëshme të kontratës dhe mos pagimin e dy rrogave mujore. Në përfundim të procesit, FIFA i ka dhënë të drejtë mbrojtësit kroat, ndërsa Kukësit i është ndalur të bëjë merkato në hyrje për tre sesione me radhë (verë 2020, janar 2021 dhe verë 2021) nëse nuk paguan detyrimet. Kukësi duhet të paguajë dy rrogat e padhëna për sezonin e parë që Zderiç ka qenë prezent në skuadër, që janë 8 mijë euro plus 5% interes, si dhe të shleyjë gjithë sezonin që i është ndërprerë kontrata, e cila shkon 48 mijë euro. Lojtarit i është zbritur shuma që ka përfitur te Zadari gjatë periudhës 1 shkurt 2019-31 maj 2019. Kështu që nga kjo shumë prej 48 mijë eurosh në sezon, Kukësi duhet të paguajë 44.340 euro. Duke bërë të gjitha llogaritje­t, i bie që Kukësi duhet të pagujë afro 56 mijë euro në llogarinë e mbrojtësit kroat, në mënyrë që trajneri i ri, Skënder Gega të shikojë përforcime­t e para në merkato. 45 ditë ka qenë afati i përcaktuar nga FIFA për pagimin e detyrimeve, por ka skaduar që në marsi. Kësisoji, më pas Kukësi është përballur me dënimin.

HISTORIA E GJYQIT

Më 23 janar 2018, lojtari kroat, Filip Zderiç ka paditur në FIFA Kukësin për ndërprerje­n e njëanshme të kontratës dyvjeçare. Në dosjen hetimore thuhet se rroga e Zderiç te verilindor­ët ka qenë 4 mijë euro në muaj.

- Në kontratën e firmosur nga palët, Kukësi ka pasur të cikluar klauzolat se kur klubi ka të drejtë të prishë kontartën në mënyrë të njëanëshe me lojtarin, të cilat ishin: Klubi ka të drejtë të ndërpresë kontratën në çdo kohë pa ndonjë detyrim financiar, ligjor ose moral ndaj lojtarit në rast se ai shkel rregullore­n e klubit. Nëse lojtari prish kontratën në mënyrë të njëanshme para afatit, ai do t'i paguajë klubit një gjobë nga 100000 deri në 150000 euro brenda 30 ditëve. Më 13 mars 2018, lojtari informoi klubin se për shkak të faktit se klubi dështoi për të "përmbushur detyrimet e tij" ka përfunduar në mënyrë të njëanshme kontratën.

- Më 4 tetor 2018, lojtari paraqiti një kërkesë para FIFAs kundër klubit për shpërblimi­n dhe kompensimi­n e pagava të papaguara për shkeljen e kontratës, duke kërkuar këto shuma: 8000 euro si shpërblim i papaguar, të ndara në dy këste prej 4000 eurosh që duhet të merrte më 10 qershor 2018 dhe 1 korrik 2018, plus 5 % interes; 48 mijë euro si kompensim për shkeljen e kontratës, plus 5 % interes; shpenzimet ligjore.

- Lojtari ka ka shpjguar se kontrata e tij ka qenë e vlefshme deri më 30 qershor 2019. Por sipas mbrojtësit, më 14 qershor 2018, klubi këmbënguli që Zderiç të nënshkruaj­ë ndërprerje­n e marrëveshj­es dhe të hiqte dorë nga e drejta e tij për shpërblimi­n bazuar në kontratën e punës. Lojtari ka shpjeguar se, pas refuzimit të tij për të nënshkruar dokumentin, atij iu ndalua stërvitja me skuadrën e parë dhe nuk u përfshi në fazën përgatitor­e verore.

- Më 18 qershor 2018, Zderiç dërgoi një letër në klub, duke kërkuar riintegrim­in e tij në skuadrën e parë brenda 10 ditëve të ardhshme.

- Sipas lojtarit, më 25 qershor 2018, klubi i dorëzoi një letër të datës 23 qershor 2018, duke komunikuar gjobitjen me një rrogë mujore për faktin se nuk u përfshi në kampin stërvitor të ekipit në Slloveni. Në letër shkruhej që lojtari mungonte që nga 15 qershori dhe se ai duhet të paraqitej në stërvitje brenda 2 ditëve.

- Në përgjigje të letrës së lartpërmen­dur, lojtari i dërgoi një letër klubit më 26 qershor 2018 duke mohuar pretendime­t e Kukësit dhe duke argumentua­r se, sipas listës së publikuar në faqen e klubit në "Facebook", ai nuk ishte pjesë e grupit që do të udhëtonte për në Slloveni. Për më tepër, lojtari ka paraqitur

kërkesën e tij që për t'u bashkuar me ekipin kërkoi që Kukësi t'i paguante biletën për udhëtimin në Slloveni dhe dhënien e rrogës së papaguar prej 4 mijë eurosh para datës 29 qershor 2018.

- Sipas lojtarit, klubi u përgjigj me shkrim më 28 qershor 2018, duke i përsëritur përmbajtje­n e letrës së mëparshme.

- Më 30 qershor 2018, lojtarit iu ndërpre në mënyrë të njëanëshme kontrata me shkrim, si dhe iu komunikua mospagimi i pagës mujore prej 4000 eurosh dhe një bonus prej 250 eurosh, i miratuar më 10 qershor 2018.

- Lojtari sqaroi se, më 3 korrik 2018, klubi iu përgjigj njoftimit të tij duke përsëritur pse lojtari u gjobit dhe duke deklaruar se përfundimi i kontrata ishte pa arsye. Për më tepër, lojtari deklaroi që klubi pagoi shpërblimi­n prej 250 eurosh për të më 12 korrik 2018.

- Në përgjigjen e tij ndaj kërkesës, klubi së pari deklaroi

se kontrata ishte e vlefshme deri më 31 maj 2019. Për më tepër, Kukësi mohoi që i kërkoi lojtarit të nënshkruan­te ndëprerjen e kontratës dhe shpjegoi se Zderiç nuk u paraqit më 15 qershor 2018 për të udhëtuar me ekipin në Slloveni.

- Klubi ka paraqitur si argument edhe mospraninë e lojtarit në restoranti­n ku drekonte skuadra, ku në listë ka qenë edhe emri i Zderiç. Më pas Kukësi ka sqaruar se faqja e "Facebook"-ut që ka publikuar listën e lojtarëve për të udhëtuar në Slloveni nuk menaxhohet nga klubi, por nga disa tifozë që e kanë hapur vetë.

- Referuar gjobës së vënë, klubi ka sqaruar se lojtarit i

ka paguar pagën minimale prej 240 mijë lekësh të vjetër.

- Kukësi ka kalur në kundërpadi, pasi sipas tyre, ka qenë lojtari që është larguar dhe ka kërkuar dëmshpërbl­im 100 mijë euro sipas klauzolës së miratuar në kontratë.

- Në duelin e replikave, lojtari i ka quajtur trillime pretendime­t e Kukësit dhe se ka qenë në stërvitje me ekipin deri më 15 qershor 2018,

kur u përjashtua nga faza stërvitore në Slloveni.

- Më 1 shkurt 2019, lojtari dhe klubi kroat, FK Zadar, nënshkruan një

kontratë të vlefshme nga 1 shkurt 2019 deri më 31 maj 2019 me një pagë mujore afërisht 915 euro.

- Klubi kroat është ftuar nga FIFA për të komentuar çështjen "Zderiç" dhe Zadar deklaroi: "ne nuk kemi asgjë për të shtuar, mbështesim të gjitha faktet e avokatit të Filipit në lidhje me këtë rast".

VENDIMI I FIFA-s

Pas shqyrtimit të fakteve nga të dy palët, Dhoma e Zgjidhjeve të Konfliktev­e në FIFA ka mbajtur anën e mbrojtësit kroat. Dhoma analizoi përfundimi­n e kontratës nga lojtari më 13 mars 2018, ndonëse qëndroi në ekip deri më 15 qershori 2018, kur ekipi udhëtoi për fazë në Slloveni. Dhoma theksoi se klubi dështoi për të bindur anëtarët se në të vërtetë e kishte ftuar lojtarin për stërvitje në Slloveni, si dhe nuk e mori të mirëqenë justifikim­in e gjobës së vendosur nga Kukësi për Zderiç. Dhoma e Zgjidhjeve të Konfliktev­e në FIFA vendosi që klubi duhet të paguajë shpërblimi­n në vlerë prej 8000 euro për lojtarin dhe 5% të interesit. Më pas është përllogari­tuar shuma që Kukësi i detyrohet Zderiç për sezonin që ka pasur kontartë, por që iu ndërpre padrejtësi­sht (sezoni 2018-2019). 48 mijë euro është shuma vjetore që Kukësi i detyrohet lojtarit sipas kontratës, por në këtë pagesë i është zbritur paga që Zderiç ka marrë te NK Zadar nga 1 shkurt 2019- 31 maj 2019. Kjo shumë ka qenë 3660 euro, kështu që Kukësi duhet të pagujë 44340 euro, si pagë vjetore për mbrojtësin. Përveç kësaj shumë Kukësi duhet të pagujë edhe interesin prej 5% për periudhën kohore 4 tetor 2018, kur është depozitur padia, deri në momentin që do të bëhet shlyerja e detyrimit të plotë. Në fund, për shkeljet e bëra FIFA i ka vënë një sanksion Kukësit për bllokimin e merkatos në hyrje për tre sesione me radhë, duke nisur nga vera e këtij viti.

 ??  ??
 ??  ?? Filip Zderiç gjatë prezantimi­t si futbollist i Kukësit
Filip Zderiç gjatë prezantimi­t si futbollist i Kukësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania