Panorama Sport (Albania)

Goxhaj drejt Azerbajxha­nit, pritet firma te Gabala

-

I larguar nga Bylisi prej disa javësh, Jurgen Goxhës i "buzëqesh" fati. Mbrojtësi pritet që të luajë jashtë vendit gjatë sezonit të ardhshëm dhe destinacio­ni është Azerbajxha­ni. Dhe bëhet fjalë për një pistë konkrete, pasi lojtari është shumë pranë firmës me Gabalan (ekip ku luan Xhejms Adeniji dhe më herët ka qenë edhe Sabjen Lilaj). Marrëveshj­a pritet që të mbyllet shumë shpejt, pasi palët kanë diskutuar edhe për termat financiarë. Ai do të përfitojë jo pak, por 9 mijë dollarë në muaj. Goxha spikati jo pak në Ballsh gjatë këtij kampionati. Edhe pse është një qendërmbro­jtës tipik, ai u duallua edhe si sulmues. Në jo pak ndeshje i erdhi në ndihmë ofensivës, duke shënuar edhe 5 gola me "peshë".

PLANET - Bylisi pritet që të jetë një skuadër aktive në merkaton e kësaj vere dhe hapi i parë mund të jetë rikthimi i lojtarëve të cilët i kanë huazuar në skuadra të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ballshiotë­t kanë një skuadër tjetër të "shpërndarë" nëpër Shqipëri, duke filluar nga klube si Devolli, Oriku, apo dhe Pogradeci. Portieri Kostandin Dramolli dhe mesfushori Jurgers Liçkollari ishin pjesë e liqenorëve në sezonin e fundit, mbrojtësi i majtë Sadik Çela u aktivizua te Devolli, si edhe mesfushori Ervis Kasaj. Pa harruar edhe mesfushori­n Amar Kapllanaj që në dy sezonet e fundit ka luajtur në radhët e skuadrës së Tiranës B. Këta lojtarë pritet që të plotësojnë organikën e mallakastr­iotëve, ndërsa do të jetë trajneri Veljko Dovedan ai që do të vendosë nëse do të rrinë apo jo për sezonin 2020-2021, pasi t'i testojë ato. Krahas ndërtimit të skuadrës së parë, në Ballsh do të shohin mundësinë e afrimit të lojtarëve të rinj të perspektiv­ës. Pasi është bërë e detyrueshm­e edhe pjesëmarrj­a në garë zyrtare e skuadrës U-21, ky hap është i pashmangsh­ëm. Klubi do të bazohet te disa lojtarë që u kalon mosha nga skuadra U-19 e akademisë, ndërsa në ekipin e parë ka futbollist­ë të cilët janë ende të rinj dhe luajnë me U-21, që kanë qenë titullarë në skuadrën e parë si: Hadroji, Qardaku apo ndonjë tjetër. Ndaj edhe merkatoja duhet që të jetë e përzgjedhu­r detyrimish­t këtë verë, pasi do të mendohet për dy skuadra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania