Panorama Sport (Albania)

Lika: Më do Partizani, por respektoj kontratën

- TOMOR SHEHU

Luftëtari nuk e shmangu dot rënien, e megjithatë Gresild Lika mbylli një kampionat të mirë në planin personal. Me 6 gola, ai u shpall golashënue­si më i mirë i gjirokastr­itëve në sezonin 2019-2020. Ai ndëshkoi edhe Kukësin (në humbjen 2-5), e megjithatë saktëson se bëri vetëm detyrën. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", sulmuesi pret që klubi të nisë sa më shpejt punën për të ardhmen dhe të ndërtohet një ekip që të mos e diskutojë rikthimin e shpejtë në elitë. "Të gjithë sulmuesit kanë për detyrë ta çojnë topin në rrjetë, ndaj edhe unë këtë bëra kundër Kukësit. Merita e golit shkon për të gjithë shokët e skuadrës. Tashmë është koha për të menduar për të ardhmen", u shpreh fillimisht 22-vjeçari. Luftëtari 9 javë para përfundimi­t të fazës së katërt i tha lamtumirë Superiores dhe arsyet që sollën rënien janë këto sipas Likës: "Personalis­ht ndihem shumë keq, sepse një ekip legjendë si Luftëtari nuk e meriton rënien në Kategorinë e Parë. Ajo erdhi për shumë faktorë, por më shumë ndikoi mungesa e eksperienc­ës së lojtarëve. Të gjithë ishin çuna të rinj, shumica edhe debutues në elitë. Pavarësish­t të gjithave, më duhet të falënderoj tifozët e Luftëtarit për mbështetje­n që na kanë dhënë në këtë vit të vështirë".

E ARDHMJA - Nuk kishte si të mos fliste për të ardhmen. Ai është nën kontratë, megjithatë me sinqeritet e pranin që ka pasur ofertë nga Partizani. "Unë jam lojtar nën kontratë me Luftëtarin dhe më duhet ta respektoj. Është e vërtetë që oferta nga Partizani nuk më ka munguar. Unë këtë gjë e kam shprehur më herët për gazetën tuaj. Megjithatë, të luash për Luftëtarin në Kategorinë e Parë është nder i madh. Fanella e Luftëtarit peshon shumë. Unë e respektoj. Me mbështetje­n e tifozëve, kemi mundësi të rikthehemi shumë shpejt në elitë. E megjithatë, nevojë për përforcime ka. Kategoria e Parë është një kampionat shumë i fortë dhe ka nevojë për lojtarë me shumë eksperienc­ë. Por, kjo pjesë u takon drejtuesve të klubit të vendosin. Me kontributi­n e profesor Novit, njohësin më të mirë të ambientit bluzi, Luftëtari do rikthehet shumë shpejt në mesin e më të mirëve", përfundoi sulmuesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania