Panorama Sport (Albania)

Dedja: Mos e diskutoni, mbetemi në Superiore

“Ankthin e tri viteve më parë nuk do ta përjetojmë më”

- ADMIR URUÇI

Hysen Dedja është i vendosur, as nuk do ta përmendë fjalën "mbijetesë". Edhe pse Vllaznia e tij diskuton qëndrimin në Kategorinë Superiore, ai është i bindur që do të fitojnë nesër në orën 19:00 përballë Besëlidhje­s dhe rrjedhimis­ht shpëtojnë. Në një intervistë të dhënë enkas për "Panorama Sport", numri një i pankinës shkodrane paralajmër­on se ekipi do të jetë tërësisht ndryshe në lojë dhe ankthin e tri viteve më parë nuk do ta përjetojnë më. Profesor, do të luani nesër një finale që "vulos" qëndrimin e Vllazninë në Kategorinë Superiore. Si e shikoni këtë përballje mbijetese me Besëlidhje­n?

Mendoj se fjala "mbijetesë" duhet hequr nga ana jonë. Kemi një sfidë 90-minutëshe, por kurrsesi s'e shikoj Vllazninë në atë ankth e siklet që u përjetua tri vite më parë. Ne do të jemi në Kategorinë Superiore dhe kjo as që diskutohet. Çfarë do të ndryshoni në këtë ndeshje "play out"-i, krahasuar me formacioni­n që luajti dhe barazoi përballë Flamurtari­t?

Mendoj se do të ndryshoj shumë dhe sidomos në lojë. Do të bëjmë një paraqitje krejt tjetër në këtë 90-minutësh, në të gjitha aspektet. Domethënë formacioni nuk lëviz?

Për sa i përket formacioni­t, mund të them se do të ketë vetëm ndonjë lëvizje të vogël, jo gjëra të mëdha. Sa e njihni kundërshta­rin? A e kishit kohën e mjaftueshm­e për të mbledhur informacio­ne për Besëlidhje­n?

Jam duke parë disa video të ndeshjeve që ka bërë Besëlidhja në fakt. Po i shikoj me kujdes. Ndërsa direkt nuk është se e njoh këtë skuadër. Thatë që s'do të përsëritet ankthi i asaj finaleje të para tri sezoneve. Pse jeni kaq i bindur?

Jam i bindur, pasi kemi një skuadër mjaft të kompletuar.

Në fakt, vendin e 8-të nuk e shmangët dot...

Nuk e di se pse kjo skuadër përfundoi në këtë pozicion, pasi siç e thashë, grupi është realisht i mirë. Skuadra u grumbullua që të enjten, pse e morët këtë hap?

Regjimi duhet dhe aq më tepër para një takimi të tillë. Drejtuesit kanë menduar që ta grumbulloj­në ekipin më herët dhe mendoj se kjo do t'i ndihmojë lojtarët që të jenë më të përqendrua­r te ky 90-minutësh. Klubi u mundua që të bëjë më të mirën në këtë drejtim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania