Panorama Sport (Albania)

Apolonia, Andoni: Lëmë gjurmë edhe në Superiore

"Jemi mësuar me presionin, do të bëjmë mirë edhe në elitë"

- BUJAR RAMA

Pas largimit të Hysen shahajt, portieri En drit Çako dhe mesfushori Dejan Andoni mbeten dy futbollist­ët më me përvojë tek Apolonia, përkatësis­ht: 28 dhe 25 vjeç. Madje, po këta dy lojtarë janë të vetmit nga grupi aktual i skuadrës fierake që e kanë "shijuar" edhe Superioren, në sezonin 2014-2015, kur Apolonia ka marrë pjesë për herë të fundit.

ANDONI

Mesfushori është bërë pjesë e Apolonisë qysh në moshën 19 vjeç, kohë kur fierakët militonin në Superiore, edhe atëherë të drejtuar nga trajneri Mërgjyshi. Megjithatë, Dejan Andoni pati pak minuta në dispozicio­n në atë sezon, ndërsa në kampionate­t e tjera në Kategorinë e Parë, loja e tij ka ardhur në rritje, gjersa u bë një lojtar i rëndësishë­m për ekipin titullar të Apolonisë. Ai ka vuajtur edhe dëmtime, që e kanë lënë jashtë për disa muaj, por sa herë ka zbritur në fushë, ka bërë më të mirën, duke qenë pikë e fortë e suksesit të skuadrës. 25-vjeçari rikthehet të komentojë sezonin që u kurorëzua me ngjitjen e Apolonisë në Superiore, si dhe për edicionin që i pret fierakët në elitë. "Arritja e Apolonisë ka qenë një meritë e gjithë skuadrës, pasi gjatë gjithë kampionati­t kemi punuar në grup dhe të gjithë kanë pasur përkushtim­in maksimal. Në pamje të parë mund të jetë krijuar përshtypja sikur objektivi për të dalë në Superiore na ngarkonte psikologji­kisht, duke pasur parasysh moshën e re të ekipit tonë, por me kalimin e kohës ky objektiv na shërbeu si motiv, të rinjtë u mësuan me atë lloj presioni dhe nuk patën trys

ni, por u karikuan dhe luftuan më fort. Apolonia është një skuadër që e meriton të luajë në Superiore. Prezenca e kësaj skuadre në kampionati­n elitar, modeli që prezanton Apolonia do të jetë një bonus pozitiv edhe për skuadra të tjera të Superiores.

Ne shkojmë të ndërgjegjs­hëm për vështirësi­të që na presin, por edhe me besimin se do të lëmë gjurmët tona pozitive të përfaqësim­it, përtej një skuadre modeste dhe thjesht për mbijetesë", thotë mesfushori i Apolonisë, Dejan Andoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania