Panorama Sport (Albania)

Dinamo synon "ajkën" e së Parës, vëmendja te sulmuesit

Merkato e bluve është fokusuar te disa elementë cilësorë

-

Këto ditë të qeta pas qëndrimit në Kategorinë e Parë, drejtuesit e Dinamos po shohin me shumë kujdes për lojtarë që do t'i bënin punë skuadrës për sezonin e ardhshëm. Blutë po i vënë gradualish­t në vijë gjërat. Tashmë kanë rezidencën e tyre në Arbanë, larg skuadrave të tjera, kështu që tema më e rëndësishm­e e momentit mbetet përforcimi i organikës me elementë me vlera. Dinamos pritet që gjatë muajit gusht t'i bashkohen lojtarë të huaj, por edhe 4-5 lojtarë, ndër më të mirët e Kategorisë së Parë.

Janë vëzhguar lojtarë të skuadrave të të dyja grupeve të kësaj kategorie.

Në listën e përforcime­ve të mundshme të bluve janë disa profile lojtarësh, të cilët e njohin mirë të Parën. Me disa prej tyre janë bërë edhe kontaktet e para, por

SULMUESIT -

drejtuesit mbeten shumë të rezervuar në këtë pjesë, përderisa nuk kanë ende një akord. Fokusi i tyre është te sulmi dhe i vetmi emër i bërë i ditur deri tani është ai i Mustafa Xhixhiuas, afrikanit të Erzenit. Gazeta mëson po ashtu se Xhulio Skuka i Korabit është një dëshirë e dinamovitë­ve, por kjo pistë është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur të finalizohe­t. I gjithë qëllimi i drejtuesve është që Dinamo të kompletohe­t me disa lojtarë, të cilët, bashkë më grupin që mbylli sezonin e fundit, do ta bënin atë pretendent­e serioze për ngjitjen në Superiore. Sa u takon lojtarëve që mund të vijnë nga jashtë, një rol të rëndësishë­m do të ketë drejtorja e re bluve, Kristina Ruso. Te Dinamoja ka lëvizje dhe gjasat janë që tifozët e saj të shohin një skuadër me potencial sezonin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania