Panorama Sport (Albania)

Tomori: Mund të fitonim 8-1

Drejtuesi i kuq: Luajtëm 90 minuta në portën e Gramshit, penalltitë ishin flagrante

- ILIR CARA

Partizani B është shumë afër ngjitjes në Kategorinë e Parë. Ka fituar dy ndeshjet e "play off"-it me Sopotin dhe Gramshin dhe tani duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe në finalen me Devollin, që luhet në "Elbasan Arena". Por, fitorja e fundit e të kuqve, ajo 3-1 ndaj Gramshit në stadiumin "Niko Dovana", është pasuar nga akuza të forta të palës kundërshta­re për favorizim të Partizanit B nga gjyqtari Xhemalaj dhe asistentët e tij.

TOMORI - Një përgjigje gramshiotë­ve ua jep Genc Tomori, një nga ish-lojtarët e njohur të Partizanit, aktualisht drejtor i akademisë dhe pjesë e stafit teknik të ekipit të parë. "Realisht jemi habitur nga pretendime­t e gramshiotë­ve në media pas takimit. Ndeshja mund të përfundont­e edhe 81 nisur nga rastet dhe loja që bëri Partizani. Rastet e penalltive të dhëna për ne ishin flagrante, ndërsa për rastin që ata pretendojn­ë, e konsideroj të dyshimtë. Dhe për një rast të dyshimtë nuk mund të vihet në diskutim fitorja e ekipit tonë. Kemi respekt maksimal për Gramshin, sepse ishte e paparashik­ueshme ajo që bëri, duke eliminuar Luzin. Ata mund ta gjykojnë si të duan, por ta shikosh nga ana teknike dhe loja, rezultati duhet të ishte shumë më i thellë. Ishte një aksion i shpejtë ai i tyre dhe duhet të kesh moviolë për të parë, nëse ka të drejtë arbitri apo kundërshta­ri. Ndërsa penalltitë tona nuk vihen në diskutim. Nuk është se arbitri ndihmoi Partizanin B në atë ndeshje, ishim shumë më lart se Gramshi. Ata dy herë erdhën te porta jonë, ndërsa Partizani qëndroi 90 minuta te porta e Gramshit. Nuk vendosi arbitri, por ekipi i Partizanit B që ka ardhur me meritë deri këtu. Trajnerin e Gramshit e kam edhe mik dhe e vlerësoj shumë për punën e mirë që ka bërë këtë sezon. Jam surprizuar, pasi Gramshi një sulmues ka të mirë dhe si ekip nuk mund të krahasohet me ne. Realisht, sulmuesi Zani na pëlqeu, sepse dallonte nga të gjithë. Gramshi kishte ardhur deri këtu nga puna e mirë që ka bërë stafi teknik i tij", ka thënë drejtori i akademisë së kuqe, Genc Tomori, sa u takon pretendime­ve dhe akuzave të Gramshit. SFIDA E FUNDIT -

"Ndeshja finale me Devollin? Pa dyshim, synojmë ngjitjen në Kategorinë e Parë, objektiv që mund të zbuste bilancin vjetor të klubit. Duke ditur se kemi zhgënjyer me ekipin e parë, ngjitja në Kategorinë e Parë mund të jetë një meritë e gjithë klubit për këtë sezon", ka përfunduar Tomori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania