Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Miho: Skandaloze, na vodhën palaço arbitra

- Luis Fejzullahu

Albpetroli u skualifiku­a nga gara e "play off"-it për ngjitjen në Kategorinë e Parë, pasi u mund 2-1 nga Maliqi. Loja ishte e bukur dhe e fortë, por nga patosarakë­t pati kontestime të forta për gjykimin. Në rastin e golit të parë të Maliqit (autogol i Kapos) ata pretendojn­ë për pozicion jashtë loje. Edhe për penalltinë kanë shumë rezerva. Në 3 ndeshje ndaj Maliqit, Albpetroli është ndëshkuar me 3 penallti kundër, ndaj dhe patosarakë­t ndihen të zhgënjyer. Pas çdo ndeshjeje ata kanë paraqitur video me pamje të qarta për pretendime­t e tyre, por ata arbitra gjykojnë sërish një javë me pas.

Trajneri i Albpetroli­t, Mariol Miho, për humbjen ndaj Maliqit është shprehur: "Është turp dhe skandaloze kjo që ndodh në kategorinë tonë. Nuk e di ku e gjejnë kurajën këta njerëz që po e çojnë futbollin në këtë nivel. Jam i shokuar, nuk di çfarë të them, është e treta herë që na ndodh me Maliqin një padrejtësi në këto përmasa. Gjoja marrim garanci se nuk do të ndodhë e njëjta gjë si në dy ndeshjet e para dhe pastaj na sjellin një palaço të arbitrojë. Goli i parë 3 metra pozicion jashtë loje, goli i dytë me penallti që vetëm arbitri e pa të tillë. Ai duhet ta jepte, sepse ishte hera e parë që Maliqi shkonte në zonën tonë. Nuk mjaftoi kjo, por nuk na jep ne penallti në tri raste. Por, ku ta gjejmë drejtësinë, ku të ankohemi për këto vjedhje bastarde? Ky është viti i tretë që na vjedhin kaq hapur, më mirë nuk marrim pjesë fare". Trajneri fierak i patosarakë­ve ka bërë një ditë më pas humbjes edhe një postim në profilin e tij në "Facebook", ku inkurajon të tijtë për atë çfarë kanë dhënë gjatë sezonit. "Ju kanë vjedhur djersën e një viti, por mos harroni, jeni rritur shumë si ekip, keni bërë një qytet të gjithë të besojë te ju", shkruan Miho mes të tjerash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania