Panorama Sport (Albania)

Duka: Hysaj, i ngjashëm me Gatuzon

-

Armand Duka, i cili është njëkohësis­ht edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, ka folur në lidhje me ndeshjen e Ligës së Kampioneve, mes Barcelonës dhe Napolit, e cila është planifikua­r të luhet në "Camp Nou", diçka që nuk është pritur mirë nga italianët. Duka është shprehur se ndeshja do të zhvillohet sipas parashikim­it dhe nuk ka zhvillime të reja, edhe pse i ka dhënë të drejtë presidenti­t të Napolit. Nuk mund të mos fliste për Hysajn, teksa ka thënë se zgjidhja e shkëlqyer do të ishte rinovimi me Napolin.

- "De Laurentis ka të drejtë të mos dëshirojë të luajë në 'Cam Nou' pasi ka dëgjuar në media mbi situatën e Koronaviru­sit atje. Megjithatë, të gjitha ndeshjet e kampionati­t në shtëpi Barça i ka luajtur atje dhe tani për tani plani është që ndeshja të luhet në atë stadium. Nuk mendoj se do të ketë diçka tjetër në të ardhmen, pasi gjithçka është nën kontroll".

- "Ky vit nuk ishte normal, të gjitha kampionate­t ishin ndryshe. Vendosëm që zgjidhja më e mirë ishte që kampionate­t të mbylleshin në fushë".

- "Është e vërtetë që pa tifozët nuk është e njëjta shfaqje, por ne jemi detyruar të marrim këto vendime, më të mirën që mund të merrnim për të ruajtur sportistët, tifozët dhe sportet".

"Rinovimi është një zgjedhje e shkëlqyer. Ka pasur një kampionat të nivelit të lartë dhe ka shënuar një gol kohët e fundit. Mund t'i japë shumë më tepër Napolit. Është mësuar me klubin, me qytetin dhe kalon shumë mirë me Gatuzon pasi ata ngjajnë edhe në karaktere", u shpreh Duka për "Punto Nuovo Sport Show".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania