Panorama Sport (Albania)

Menaxheri ka 20% të kartonit të Bares, Mihaj dhe Kaçe drejt Gjermanisë

Espanjoli më pranë, për mesfushori­n interesime nga Italia dhe Franca

-

Keidi Bare është një nga lojtarët më të vlefshëm që ka aktualisht Malaga në pronësi. Skuadra arriti që të sigurojë mbijetesën në Ligën e Dytë spanjolle, me gjithë vështirësi­të financiare që kaloi gjatë këtij sezoni. Teksa Bare dhe Sadiku ishin dy nga lojtarët më të rëndësishë­m të ekipit, ky i fundit rikthehet te Levante që e ka në pronësi, ndërsa për mesfushori­n kuqezi kanë nisur menjëherë interesime­t e skuadrave të tjera. Njësoj siç kanë përfunduar në merkato edhe dy lojtarë të tjerë të Kombëtares, Enea Mihaj dhe Ergys Kaçe.

KEIDI BARE - Espanjol është skuadra e cila mund të përfitojë shërbimet e Keidi Bares. Në mediat spanjolle bëhet me dije se skuadra mund të paguajë nga 1.5-2 milionë euro për kartonin e shqiptarit. Mirëpo, Malaga nuk duket shumë e bindur.

Së fundmi, mediat iberike kanë zbuluar se shkak për këtë është fakti se Malaga ka vetëm 80% të kartonit të mesfushori­t. Por pjesa tjetër? Huan Manuel Lopez, menaxheri i tij zotëron këtë përqindje të kartonit. Kjo në bazë të marrëveshj­es që ka bërë me

Malagën në momentin që ka sjellë Baren në Malaga, duke ia marrë Atletiko Madridit me parametra zero. Teksa shqiptarin e duan disa skuadra në Spanjë, zërat e merkatos e lidhin atë edhe me një kalim të mundshëm drejt Italisë ose Francës. Për momentin,

skuadrat nuk bëhen me dije, por interesime­t nuk kanë munguar nga këto dy kampionate. MIHAJ DHE KAÇE -

Qendërmbro­jtësi dhe mesfushori i Kombëtares pritet të kenë një destinacio­n të përbashkët: Gjermaninë. Për qendërmbro­jtësin, pritet që të ketë skuadra nga Bundesliga gjermane që do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e tij. Edhe për mesfushori­n kuqezi, Gjermania shihet si mundësi, por në Bundesligë­n Dy. Vetë menaxheri ka bërë me dije se ka interesime konkrete dhe po studion mundësitë. "Kemi pasur bisedime konkrete dhe po e shohim si mundësi reale që Kaçe të vendoset fillimisht në Bundesligë­n Dy. Si një hap i parë për t'u ambientuar, përpara se të bëjë kalimin në Bundesligë", është shprehur Kagioulis, menaxheri i Kaçes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania