Panorama Sport (Albania)

Pirlo prezantohe­t: Dua një karrierë si Guardiola e Zidan

Zyrtarizoh­et trajneri i ri i Juventus U-23

-

Krenaria i lexohet në sy, ashtu sikurse dëshira për t'u rikthyer në fushë, ndonëse në një rol krejt tjetër. Katër sezone pas lamtumirës nga Juventusi, Andrea Pirlo rikthehet sërish në shtëpi, me xhaketë dhe kravatë, në debutimin e tij në sallën e shtypit, si trajneri i ri i bardhezinj­ve U-23: "Falënderoj presidenti­n për mundësinë, sepse është vërtet një krenari e madhe që rikthehem në familjen Juventus. Sot (dje) kam të njëjtat ambicie si në periudhën kur isha futbollist dhe për mua do të jetë një eksperienc­ë, nga e cila kam gjithçka për të zbuluar. Në Koverçano zbulova se kjo ishte rruga që duhej të zgjidhja, pas shumë kurseve të baltosura që provova më kot. Por tani jam i bindur totalisht se kjo është rruga ime dhe dua të nis të stërvis sa më shpejt që të jetë e mundur. Nga të gjithë trajnerët e mi kam mësuar diçka të ndryshme, por në fund secili zgjedh rrugën e tij. Di të them se e kam në kokë rrugën dhe modelin tim të lojës. Ideja ime është ajo që skuadra të luajë mirë dhe gjithçka nuk kam dashur që të bëja si futbollist në fushë nuk dua ta shoh as në skuadrën time. E vërteta është se do të më kishte pëlqyer të isha pjesë e këtij Juventusi aktual, pasi loja e Sarrit më pëlqen, duke qenë se organizato­ri përpara mbrojtjes prek shumë topa dhe kjo është edhe kryefjala e lojës sime. Si drejtues nuk e kam parë kurrë veten. Më pëlqen ta jetoj ndeshjen dhe kam ëndrra për të arritur edhe si trajner. Do t'u them lojtarëve të mi që në fillim se çfarë më pëlqente nga trajnerët e mi, por pikësëpari do t'u shpjegoj atyre se çfarë do të thotë të luash te Juventusi dhe sakrificat që duhen bërë për të arritur në skuadrën e parë. Kundër nesh të gjithë do të duan të fitojnë, prandaj duhet të jemi të përgatitur me këtë motivim, - nënvizon Pirlo, i cili pranon se do të lidhë një marrëdhëni­e të ngushtë me Sarrin. - I kam ndjekur disa prej lojtarëve të mi të ardhshëm, teksa për një periudhë të gjatë janë stërvitur me skuadrën e parë dhe me Sarrin. Edhe ideja ime është që të krijoj një marrëdhëni­e telepatike me Sarrin, edhe pse po flasim për dy skuadra të veçanta, ndonëse në thelb, stilet e lojës duhet të jenë paksa të njëjta. Gjithsesi, Juventusi tani ka një objektiv të rëndësishë­m për t'u përqendrua­r që është Champions-i".

SI ZIDAN E PEP - Edhe pse luajti një dekadë me Milanin, me Juventusin u krijua shumë shpejt një marrëdhëni­e speciale. "Mbërrita te Juvja pas 10 vitesh te Milani, por gjeta menjëherë një familje të re. Edhe në periudhën që u largova nga Torino, mbajta të njëjtën marrëdhëni­e që kisha kur isha pjesë e klubit dhe është normale që miqësia dhe vlerësimi të kenë mbetur të paprekur. Te Milani ndërkohë nuk është më asnjë prej drejtuesve të vjetër. Ka mbetur vetëm Maldini, prandaj për mua ishte normale që të vendosja dhe të pranoja rikthimin te Juvja. Madje, nëse doni ta dini, kam refuzuar oferta nga Seria A dhe Premier Liga, sepse mendoja se kjo ishte rruga e duhur për t'u ndjekur. Anjeli thotë se duhet ta meritoj skuadrën e parë? Unë, gjithmonë kam preferuar të kem shumë përgjegjës­i mbi veten, sepse pikërisht ato më kanë bërë që të ndihem i gjallë. Pa dyshim që të gjithëve do t'u pëlqente që të bënin karrierën e Guardiolës dhe Zidanit dhe unë do të përpiqem që të eci në gjurmët e tyre, por me stilin tim të lojës", bëri prezantimi­n e tij si trajneri i Juve U-23, Andrea Pirlo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania