Panorama Sport (Albania)

Kristiano paguhet katër herë më shumë se De Ligt, krisje te "Zonja"

-

"Gazzetta dello Sport" zbulon rrogat e skuadrës së parë të Juventusit dhe lëshon alarmin se paga e Kristiano Ronaldos ka shkaktuar pakënaqësi në dhomat e zhveshjes. Pandemia e Koronaviru­sit ka ndikuar shumë në financat e "Zonjës së Vjetër" dhe rrogat e futbollist­ëve të rinj që do të firmosin në Torino nga tani e tutje do të jenë më të ulëta. Por edhe rrogat aktuale kanë disnivele të jashtëzako­nshme, duke shkaktuar jo pak rrudhje buzësh mes futbollist­ëve kryesorë të skuadrës së Mauricio Sarrit. Pakënaqësi­të e para vijnë normalisht për pagën që përfiton lojtari më i paguar në "Allianz Stadium",

Kristiano Ronaldo, pavarësish­t se "CR7" është një markë e vërtetë marketingu dhe ka shumëfishu­ar shitjet e marketingu­t të klubit, duke justifikua­r gjithçka portugezi përfiton. Rroga neto e sulmuesit 35-vjeçar te bardhezinj­të është 31 milionë euro në vit, thuajse katërfishi­n e asaj që përfiton lojtari i dytë më i paguar i klubit, mbrojtësi holandez Matajs de Ligt. Lojtarë si Aron

Ramsej dhe Adrien Rabio, të cilët erdhën me parametër zero verën e shkuar në Serinë A, kanë përfituar nga kjo gjë duke firmosur kontrata me rroga shumë të larta. Tani kampionët e Italisë po kërkojnë të transferoj­në nga Barcelona Artur Melon dhe i ofrojnë mesfushori­t brazilian vetëm një rrogë prej 3.5 milionë eurosh neto në vit, krahasuar me 7 milionët që marrin si mesfushori uellsian ashtu edhe ai francez. Pas Ronaldos dhe De Ligtit, rrogat më të larta te kampionët e saposhpall­ur të Italisë i marrin Gonzalo Higuain dhe Miralem Pjaniç, dy paga prej 7.5 milionë eurosh secila, të cilat klubi shpreson t'i shkurtojë këtë verë me transferim­et e tyre. Ajo që bie në sy është rroga e Paulo Dibalës, i cili ndonëse është një nga lojtarët kryesorë të "Zonjës", e shikon veten të renditet vetëm në vend të pestë sa i përket shpërblimi­t financiar që merr në fund të vitit (7.3 milionë euro). Dy lojtarët më pak të paguar aktualisht në skuadër janë portieri Xhanluixhi Bufon (ishkapiten­i ka normalisht një pagë simbolike prej 1.3 milionë eurosh në vit dhe portieri i tretë, Pinsoljo (vetëm 300 mijë euro).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania