Panorama Sport (Albania)

Titulli, CR7 dhuratë vetes një Bugati 10 milionë euro

Vetëm 10 ekzemplarë në botë, çelësat në dorë në 2021-shin

-

Garazhi ishte i pa sur (ka Ferrari të ndryshme, mes të cilave edhe Rolls Rojs, MekLaren...), por si thonë: "Sa më shumë të kesh, aq më shumë do". Dhe Kristiano Ronaldo a mund ta humbiste këtë rast? Sigurisht që jo. Dhe ja, kampioni i Juventusit i ka bërë dhuratë vetes për titullin e sapofituar një Bugati 110. Është një makinë e rrallë e cila e merr emrin prej Bugatit EB110, e prodhuar në fillim të viteve 1990 dhe është realizuar për nder të 110 viteve të krijimit të kompanisë. I prezantuar fillimisht në fabrikën e Bugatit në Kompagalin­o dhe zyrtarisht i prezantuar te publiku në gusht 2019, kjo makinë është e bazuar te Shiron (një tjetër veturë në garazhin e portugezit). Peshon 20 kg më pak sesa Shiron dhe motori prej 16 valvulash 8 litërsh jep 100 kuaj fuqi më shumë se kjo e fundit, duke arritur në total 1 600 kuaj fuqi. Shpejtësia kufizohet elektronik­isht kur arrin në 380 km/h. Nga 0-100 km/h i arrin në vetëm 2.4 sekonda, 0-200 në 6.1 sekonda dhe 0-300 në 13.1 sekonda. Dizajni i makinës është revolucion­arizuar, ndërsa është preferuar ngjyra e bardhë. Çmimi i saj bazë i 10 ekzemplarë­ve që do prodhohen deri në vitin e ardhshëm është 8 milionë euro, por bashkë me personaliz­imet mund të mbërrijë deri në 10 milionë euro. Ronaldos në fakt nuk i është dorëzuar ende. Çelësat e saj, 35-vjeçari do t'i ketë në dorë në vitin 2021. CR7 është i dashuruar me makinat e prodhuara nga gjiganti francez. 35-vjeçari ka në garazhin e tij edhe 8 Ferrari dhe disa BMW, por një makinë kaq ekskluzive dhe me një motor të tillë i kishte munguar. Në fakt, autori i 31 golave në Serinë A këtë sezon, i ka bërë pak ditë më parë vetes edhe një tjetër dhuratë. Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid dhe Realit të Madridit bleu një jaht prej 6 milionë eurosh, të cilin e reklamoi për herë të parë vetëm pak ditë më parë gjatë

pushimeve të fundjavës me familjen e tij. Me të përfunduar sezoni, ai do ta shijojë më mirë atë gjatë pushimeve. Jahti ka 5 dhoma, 6 tualete, dy zona relaksi, një sallon të përmasave të mëdha, një dhomë ngrënieje dhe një kuzhinë moderne. Sigurisht, ai do të sakrifikon­te disa ditë më pak pushimi në rast se Juventusi kalon pengesën e Lionit në 1/ 8-at e Ligës së Kampioneve dhe shkon në Lisbonë. Dhe nëse në vendlindje­n e tij "Zonja" do të ketë këtë herë më shumë fat, duke kaluar përtej çerekfinal­eve dhe ndoshta gysmëfinal­eve, atëherë CR7 do të kishte përballë një trofe tjetër që e lakmon me skuadrën e tretë në karrierë. Pasi e ka fituar me Junajtidin dhe Realin, ai do të hynte në librat e historisë edhe për një tjetër rekord dhe pastaj duhet të mendojë seriozisht edhe për dhuratën e tretë që do t'i bënte vetes këtë verë...

 ??  ?? Portugezi, duke pozuar dje përkrah Bugatit që aktualisht e ka në garazh, në Torino
Portugezi, duke pozuar dje përkrah Bugatit që aktualisht e ka në garazh, në Torino
 ??  ?? Bugati që Ronaldo i ka bërë dhuratë vetes për titullin kampion
Bugati që Ronaldo i ka bërë dhuratë vetes për titullin kampion

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania