Panorama Sport (Albania)

Milani kanibal, 3 javë për simfoninë e re

- Nga LUKA KALAMAI MENTALITET

Milani fluturon, argëton dhe fiton. Stefano Pioli i ka ndryshuar fytyrën "Djallit", por gabimet e fazës së parë kur ekipi drejtohej nga Xhampaolo komprometo­jnë rëndë renditjen. Nuk i dihet se si do të kishte qenë ky sezon më Piolin që nga dita e parë, por është po aq e vërtetë që nuk mund të jetohet me "sikur". Mëkat për vendin e pestë tashmë të venitur, por kuqezinjtë duhet të mendojnë për të planifikua­r sa më shpejt sezonin e ri. 48 orë më parë tekniku milanist deklaronte se të tijtë do të pushonin 3 javë edhe sikur kualifikim­i në Ligën e Europës të kishte ardhur direkt për fazën e grupeve. Sido qoftë organizimi, Milani tashmë ka një rritje të dukshme dhe kjo është vënë re më shumë pas ndalesës për shkak të Koronaviru­sit. E të mendosh që deri në mars, e njëjta organikë jepte ndjesi të dobëta në aspektin cilësor. Falë Stefano Piolit, i njëjti grup diti të japë më të mirën duke treguar vlerat të cilat kanë sjellë secilin lojtar në oborret e "Djallit". Mundësitë për trajnerin 54-vjeçar ishin ato që ishin, por ardhjet e Kjaerit, e sidomos Ibrahimovi­çit i dhanë ekipit marshet e munguara. Nuk është rastësi që Çalhanoglu, Rebiç apo Benaser rritën xhirot në fillim të vitit, teksa Milani është shndërruar në një kanibal pikësh që rivalit nuk i lë as thërrmijat.

- Eskpertë të fushës flasin për hov cilësor në aspektin e mentalitet­it. Grupi vozit në çdo rrethanë e në asnjë nga 11 ndeshjet e fundit nuk ka dhënë kurrë shenja dorëzimi. Juventus, Lacio e Roma provuan kafshimin e Ibrës me shokë, teksa edhe Atalanta për pak sa nuk la puplat në "San Siro". Kuqezinjtë luajnë përmendësh, bluajnë kilometra e nuk falin kur është momenti për të shënuar. Mëkat për pikët e lëna me Napolin, Atalantën dhe SPAL-in, sepse me çfarë është parë pas pandemisë, ky Milan meriton më shumë se Roma e Fonsekës, që ka fituar, por nuk ka bindur kurrë. Mekanizmi kuqezi do të vajiset gjatë verës dhe premton shumë. Sulmi është nota më e bukur e korit milanist, ku gjithkush ka ditur të japë kontributi­n e tij e nuk po flasim vetëm për Ibrën apo Rebiçin. Tashmë që solistët janë intonuar, regjisor Pioli do të duhet të përgatisë simfoninë e re. Tri javë kohë për të akorduar instrument­et, sezoni i ri vjen më shpejt sesa e imagjinojm­ë ....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania