Panorama Sport (Albania)

Champions-i, provë zjarri për të ardhmen e Setienit

Lojtarët kanë humbur besimin, por vendosin rezultatet

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Champions-i po afro het. Ndeshja kundër Napolit në "Camp Nou" do të vendosë fatet e këtij sezoni dhe të trajnerit të Barcelonës. Kike Setien ka përpara një provë zjarri dhe që nga momenti kur katalanasi­t humbën titullin kampion, e ardhmja e tij nuk është më e sigurt. Afrimi i tij në stol duhet të shërbente për të sjellë lojë dhe rezultate, por në fakt Barcelona nuk pati as njërën dhe a tjetrën. Në këtë kontekst, disa nga zërat më të fortë në dhomën e zhveshjes së Barcelonës kanë shprehur mendimin se Setien nuk duhet të vazhdojë më. Mirëpo, të gjithë i kanë dhënë shansin e fundit... Është pikërisht sfida ndaj Napolit.

DEKLARATAT

Mesi, Suarez, Vidal apo Grizman kanë bërë lajm këtë sezon me deklaratat e tyre për trajnerin. Leo Mesi është ai që i tronditi të gjithë me deklaratën në gjysmën e sezonit duke thënë se Barcelona nuk është e aftë për të fituar Ligën e Kampioneve. Në fund humbi La Ligën. "Unë thashë që nuk fitonim dot Champions-in, por nuk fituam

dot as La Ligën", tha kapiteni. Fjalë të cilat i drejtohesh­in trajnerit Setien. Luis Suarez gjithashtu drejtoi gishtin nga trajneri katalanas pas barazimit 2-2 ndaj Selta Vigos. Uruguaiani i lëshoi një mesazh të qartë. "Trajnerët janë për diçka në

skuadër. Duhet të analizojnë situatat sepse ne po japim gjithçka në fushë dhe nuk po fitojmë. Në transfertë po lëmë shumë pikë", ka thënë Suarez. Vendimi i Setienit për të aktivizuar vetëm një minutë Grizmanin kundër Atletikos së Madridit

ishte një tjetër temë e nxehtë, ku prindërit e tij dhe familjarët (të cilët janë edhe agjentë) shpërthyen ndaj trajnerit.

NË PROVIM

Ndeshja kundër Napolit është një test për trajnerin dhe për projektin. Kike Setien e di shumë mirë që rezultati i kësaj sfide do të përcaktojë fatin e tij. Në rast të një kualifikim­i dhe të një ecurie pozitive në Champions, ai mund të fitojë të drejtën për të stërvitur skuadrën edhe vitin e ardhshëm. Në të kundërt, duhet të hapë krahun dhe t'i lërë vendin ndonjë trajneri tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania