Panorama Sport (Albania)

Përmbysja ndaj Sitit, Reali do të luajë për 50 mln euro

Champions-i këtë vit shërben për të zbutur krizën ekonomike

-

Champions-i është më i rëndësishë­m se kurrë. Nëse kupa me veshë të mëdhenj herë të tjera ka shërbyer për të shpëtuar sezonin pas dështimeve në kampionat, këtë herë Reali i Madridit do ta tentojë edhe për të pasuruar arkat e klubit. Kriza që ka shkaktuar Koronaviru­si mund të sjellë një rënie të të ardhurave deri në 180 milionë euro, për mungesën e tifozëve në stadium, rënien e shitjeve të fanellave, për mungesën e turistëve në stadiumin "Bernabeu" dhe për shumë arsye të tjera. Për më tepër vera e këtij viti nuk do të sjellë miliona me ndeshjet miqësore në Azi apo në Amerikë. Kjo do të thotë se mundësia e vetme për të fituar para dhe për të përmirësua­r bilancet është Champions-i. Përmbysja në Mançester është çelësi për të shkuar te 50 milionë euro. Kjo është shifra që mund të fitojë skuadra që shkon në finale dhe fiton Ligën e Kampioneve. Vetëm nëse kualifikoh­et në fazën e ardhshme të këtij kompeticio­ni, që janë çerekfinal­et, mund të arkëtohen 10.5 milionë euro. Në rast të një kualifikim­i për në gjysmëfina­let e këtij kompeticio­ni, është 12 milionë euro, ndërsa finalja paguhet 15 milionë euro. Skuadra që ngre trofeun merr 4 milionë euro më shumë. Kjo gjë të jep mundësinë që të luash edhe në Superkupën e Europës, çka të ofron 3.5 milionë euro. Të gjitha në total bëjnë 46 milionë euro vetëm nga bonuset e UEFA-s, pa llogaritur të drejtat televizive, të marketingu­t dhe shumë të ardhura të tjera që futen në arkat e klubit. Me titullin e kampionit të fituar, Zinedin Zidan dhe të besuarit e tij kanë një mision që, përveçse të vazhdojnë lavdinë në Europë, këtë herë të ndihmojnë edhe klubin dhe presidenti­n Perez që ta ketë më të lehtë për të menaxhuar të ardhmen dhe, pse jo, të afrojë ndonjë kampion në merkato. Për momentin, nuk ka asgjë konkrete dhe Zidan e ka pranuar situatën, por nëse rrugëtimi në Champions bëhet serioz, me shumë mundësi planet ndryshojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania