Panorama Sport (Albania)

Varan: Jemi në superformë, me Sitin do të vendosin detajet

-

Rafael Varan ka besim se Reali i Madridit mund të kualifikoh­et kundër Sitit në Ligën e Kampioneve, por thotë se duhet të bëjnë kujdes, pasi kjo ndeshje vendoset nga detajet. Në një intervistë për UEFA-n, francezi i thuri elozhe Benzemasë.

Ju vini nga fitorja e titullit kampion në Spanjë. Si është situata në skuadër dhe çfarë ndeshjeje prisni ndaj Sitit?

Pa tifozë do të jetë një ndeshje ndryshe, kjo është e sigurt. Ne duam gjithmonë të fitojmë sepse jemi Reali i Madridit. Vijmë nga një ecuri shumë e mirë dhe kështu që mund ta imagjinosh se sa besim kemi. Do të shkojmë në këtë sfidë të çlodhur sepse nuk kemi ndeshje më parë. Do të kualifikoh­et skuadra që do të jetë më mirë atë ditë. Ne dimë t'i përballojm­ë këto ndeshje. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një skuadre të mirë. Ky kompeticio­n është shumë i rëndësishë­m për Realin. Duhet të jemi të qetë, por të vendosur.

Në ndeshjen e parë u zhvillua një ndeshje Champions-i me kuptimin e parë të fjalës...

Pikërisht këtë po thosha. E kthimit do të jetë gjithashtu e një niveli të lartë, me shumë intensitet dhe me presion nga të dyja skuadrat. Kjo ndeshje do të vendoset nga detajet e vogla. Gabimi i parë mund të jetë fatal ose vendimtar. Në ndeshjen e parë Siti ishte më i zoti në disa aspekte dhe për këtë fakt fitoi. Por, ishte një sfidë e barabartë, me dy skuadra që u pëlqen ta mbajnë topin. Pres një ndeshje spektakola­re.

Si ka ndikuar Zidan në lojën tuaj mbrojtëse?

Më ka këshilluar dhe më ka shtyrë që të rrezikoj pak, të sforcohem dhe të eci më përpara me topin dhe me skuadrën. Kërkon që unë të jem edhe një armë sulmuese. Ai të transmeton besim dhe qetësi. Është e rëndësishm­e që të kesh mbështetje­n e trajnerit dhe mbi të gjitha që të këshillon për t'u përmirësua­r.

Benzema është francezi tjetër që ka qenë shumë i suksesshëm këtë sezon...

Është në një formë të jashtëzako­nshme. Nuk surprizohe­m aspak nga kualiteti i tij sepse e njohim prej kohësh. Ka besim dhe i pëlqejnë këto momente të sezonit. Tani ka shumë eksperienc­ë dhe kjo e ndihmon skuadrën. Jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër një lojtar të tillë. Ai është lideri ynë në sulm, jo vetëm për golat, por për lojën dhe pasimet. Është një sulmues që e ndihmon skuadrën të shprehë lojën. Është në formë të jashtëzako­nshme fizike.

Sapo ka parakaluar Henrinë si golashënue­si më i mirë francez në Chmpions...

Po. Statistika­t e tij janë shumë të mira. Për më tepër është një sulmues që jep shumë asiste dhe nuk mjaftohet vetëm me gola. Është një numër 9 shumë i kompletuar.

Përballë jush më 7 gusht do të jetë Ejmerik Laport. Si do ta analizonit?

Është një lojtar që ka shumë qetësi me topin dhe shumë kualitet për të dalë nga mbrojtja. Pasimet e tij të gjata janë shumë të mira. Fakti që ka shkuar në një skuadër si Siti e ka ndihmuar më shumë që të përmirësoh­et.

Mos ndoshta ka një shkollë për mbrojtësit në Francë?

Nuk e di nëse ka një metodë speciale për të punuar në Francë, por është e vërtetë që ka një numër të madh të qendërmbro­jtësve. Është një pozicion i rëndësishë­m, në të cilin përmirësoh­esh me kohën. Është e vërtetë që kemi shumë lojtarë të talentuar në atë pozicion.

Siti nuk ia doli të fitonte titullin në Angli, ndërsa ju në Spanjë e fituat...

Fituam një titull shumë special dhe nuk ishte aspak e lehtë pas pezullimit momental të kampionati­t, por u përshtatëm me kushtet e reja. I morëm ndeshjet njëra pas tjetrës dhe fituam duke u ngjitur në vendin e parë.

Le të flasim pak për Realin në Champions këtë vit. Si e keni parë?

Fillimi i këtij sezoni ishte shumë i vështirë. Humbëm në Paris, por pastaj i rregulluam gjërat dhe fituam besimin e humbur. Punuam shumë dhe ia dolëm që të merrnim rezultate të mira në ndeshjet e tjera si ndaj Gallatasar­ajit. Pastaj ndaj PSG-së bëmë ndeshje të mirë. E nisëm pak lehtë, por pastaj u futëm në pistë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania