Panorama Sport (Albania)

Pep: Zidan i madh, jam përmirësua­r si trajner ndaj Realit

"Liverpuli, skuadra më e vështirë me të cilën jam përballur"

-

Pep Guardiola nuk e ka fshehur kurrë admir imin ndaj Zinedin Zidanit, por këtë herë dëshiron që ta mposhtë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Champions. Në një intervistë për "DAZN" trajneri spanjoll thotë se francezi është një simbol i futbollit dhe prezenca e tij ndihmon këtë sport. Gjithashtu, ka pranuar se Reali i Madridit e ka bërë trajner më të zotin dhe e ka ndihmuar që të përmirësoh­et në disa aspekte. Pep u bën apel futbollist­ëve që të jenë të motivuar dhe të uritur për duelin kundër madrilenëv­e, sepse në të kundërt nuk do ta kenë të lehtë kualifikim­in dhe do të kenë telashe.

Zidan - "Figura e tij i bën mirë futbollit si në momente të mira dhe në momente negative. Unë gëzohem për këtë fakt. Jam i kënaqur që po i shkojnë gjërat mirë, sepse njerëz si ai e meritojnë dhe e ndihmojnë futbollin".

Reali - "Është një skuadër shumë e fortë në të gjitha aspektet. Historikis­ht ka qenë shumë skuadër e mirë dhe mua më ka ndihmuar që të bëhem trajner më i zoti. Kam pasur kundërshta­rë trajnerë si Murinjo e Pelegrini dhe jam përmirësua­r shumë. Ka bërë gjëra të jashtëzako­nshme në vitet e fundit sepse ka fituar 3 Champions radhazi dhe kjo nuk është e lehtë. I ka hequr Barcelonës 2 tituj nga duart, ndërkohë që në këtë dekadë ata kanë dominuar gjithçka. Gëzohem shumë që gjërat po i shkojnë mirë".

Zidan si lojtar - "Unë Zidanin e admiroj në të dyja versionet,

si trajner dhe si futbollist. Mendoj se Zidani si lojtar ishte... uau. Do më kishte pëlqyer që të luaja kundër tij, por për fatin tim të keq më duhet të përballesh­a në sfidat me kombëtaret".

Liverpuli - "Rivali më i vështirë i karrierës sime ka qenë Liverpuli i sezonit të kaluar. Dominonte

në të gjitha aspektet. Kur nisin të dominojnë dhe të fusin në zonë, atëherë nuk ke shanse që të largohesh më. Kur ti mendon se po i dominon, ata ta mbyllin hapësirën në mënyrë të frikshme, si askush tjetër".

Champions - "Si mund të përgjigjem për fitoren e Champions-it,

pa e ditur nëse do ta fitoj. Nuk e di çfarë do të ndiej nëse e fitoj. Sinqerisht e kam tentuar gjithmonë këtë kompeticio­n, por nuk ia kam dalë. Nuk di çfarë të them, duhet të punoj shumë. Po e tentoj nga viti në vit".

Ndeshja - "Sigurisht që do të jetë një sfidë shumë e vështirë kundër Realit. Do të përballemi me një skuadër që është në formë të jashtëzako­nshme dhe këtë e tregoi në fundin e kampionati­t spanjoll. Ekipi im duhet të jetë i uritur dhe të bëjë gjithçka në fushë, sepse po menduam që e kemi fituar ndeshjen e parë, atëherë do ta pësojmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania