Panorama Sport (Albania)

Champions, Bajerni tregon muskujt

Gnabri vendosi sfidën me golin e tij, shtyhet debutimi me bavarezët i Leroi Sanesë

-

Bajerni Mynihut zhvil loi dje testin e parë në pritje të Championsi­t, duke mundur Olimpikun e Marsejës në fushën stërvitore të kampionëve të Gjermanisë. Skuadra e Flik fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0, por edhe edhe pse në një orar të papërshtat­shëm për shkak të temperatur­ave të larta, Bajerni u pa në lartësinë e duhur. Trajneri i rekordmenë­ve të Bundesligë­s, ndryshe nga sa pritej, nuk hodhi në fushë nga minuta e parë e lojës blerjen më të re, Leroi Sanenë, pasi 55-vjeçari preferoi të luante me formacioni­n që me shumë mundësi do të përballet me Çelsin në fundjavën e ardhshme, në Champions.

Ndeshja - Kampionët e Gjermanisë u panë qartë se nuk deshën që të humbnin shumë kohë me Marsejën, përkundraz­i, që në sekondat e para morën në kontroll ndeshjen dhe madje kaluan edhe shumë shpejt në avantazh. Gnabri, në minutën e 19-të vendosi që me një askion personal të arrinte të depërtonte në zonën franceze, duke goditur saktë drejt portës së Mandandës. Levandovsk­i gjithashtu kërkoi të dyfishonte shifrat, por pa sukses. Në shumë momente, Bajerni u duk sikur nuk e kishte ndërprerë për asnjë moment kampionati­n,

duke treguar një rendiment të lartë loje. Kjo në fakt ishte edhe ajo që kërkonte Hansi Flik para takimit të dytë me blutë e Londrës. Hernandez, Kutinjo, Koman, Toliso dhe Zyle ishin përforcime­t e Bajernit në pjesën e dytë. Në 20 minutat e fundit të ndeshjes, ishin

francezët ata që morën lojën nën kontroll duke e rrezikuar jo pak portën e Manuel Nojerit. Pranë golit për Bajernin ishte edhe holandezi Zirkze, por goditja e tij kaloi ngjitur me shtyllën pingule, ndërsa pjesa e mbetur e takimit nuk solli asnjë zhvillim. Bajerni mori një fitore të ngushtë pa shumë shqetësime ndaj një kundërshta­ri, i cili e vuri pak në vështirësi. Ndeshja u gjykua nga një prej arbitrave më të mirë në Gjermani, Feliks Bryzh. Ky i fundit ishte gjithashtu në "fazë përgatitor­e", në pritje për të gjykuar ndeshjet e ardhshme të Champions-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania