Panorama Sport (Albania)

Dorëzohet Bajerni, Rumenige: Tiago ka kërkuar të largohet nga klubi

Mesfushori spanjoll, asist Liverpulit për transferim­in në Angli

-

Liverpuli ka marrë një tjetër lajm pozitiv në garën për të transferua­r Tiago Alkantarën në "Anfield Road" këtë merkato, ndërsa mesfushori spanjoll e ka informuar zyrtarisht klubin e Bajernit se dëshiron të largohet nga Mynihu. Liverpuli është i interesuar për shërbimet e 29vjeçarit, ndërsa kampionët e Anglisë kërkojnë të përforcojn­ë skuadrën për të mbrojtur titullin sezonin e ardhshëm. Shefi i bordit të kampionëve të Gjermanisë, Karl-Heinc Rumenige, ka pranuar se pavarësish­t se bisedimet mes Tiago Alkantarës dhe drejtorit sportiv, Hasan Salihamixh­iç, fillimisht ishin inkurajues­e

për të firmosur rinovimin, ish-talenti i Barcelonës vendosi të ndryshojë ambient. "Në fakt, bisedimet që Hasan pati me të ishin shumë produktive. Dhe në një pikë, dukej se marrëveshj­a u arrit", tha Rumenige për "Sky Deutschlan­d". "Por më pas Tiago e informoi Hasanin se ai donte të

provonte diçka të re dhe ne duhet ta pranojmë vullnetin e tij". Tiago ka edhe një vit kontratë në Mynih, por Rumenige tha se do të gjendet një marrëveshj­e për të kënaqur të dyja palët, duke ia plotësuar dëshirën futbollist­it, por duke menduar edhe për klubin e tij për të mos e humbur me

parametër zero. Gjatë këtyre ditëve, Bajerni ka diskutuar edhe çmimin që do kërkojë për kartonin e Tiagos. Ofertat e klubeve të interesuar­a duhet të nisin prej 30 milionë eurove. "Ne kemi ende një kontratë me Tiagon, e cila është ende në fuqi dhe skadon pas një viti. Nëse ai gjen marrëveshj­en me çdo klub, atëherë ata duhet të paguajnë një shifër të caktuar. Nuk dua të bëj asnjë koment publik në lidhje me vlerën që ne kemi në mendje. E kam thënë më parë, ne nuk do të bëjmë asnjë shitje në verë. Duhet të mbërrijë një ofertë e caktuar që të na bëjë të shesim një lojtar.

Nuk jam aspak i zemëruar. Më pëlqen Tiago. Mendoj se është një futbollist i shkëlqyer dhe ka karakter pozitiv gjithashtu. Dhe mos harroni as faktin se është 29 vjeç, e cila është një moshë ku ai nëse duhet të provojë diçka të re, duhet ta bëjë pikërisht tani", përfundoi "Kalle".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania