Panorama Sport (Albania)

Arsenal-Çelsi, një derbi pa zhurmë për trofeun e fundit

Lampard: Fat që kam shansin të triumfoj në Kupën FA

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Edicioni i 139-të i fi nales së Kupës FA do të jetë një nga ato që bën historinë, në kuptimin që askush nuk do kishte dashur. "Wembley" i boshatisur dhe një festë e vakët do të shoqërojë sot prej orës 18:30 Arsenalin dhe Çelsin, dy ekipet finaliste të këtij sezoni në kompeticio­nin më të vjetër futbollist­ik në botë. FA ka bërë më të mirën për ta bërë sa më speciale finalen e sotme, me këngën e Emili Sande "Abide With Me" që është himni i trofeut, por do të jetë e regjistrua­r, ndërsa trofeu do të jepet në fushë dhe jo në tribunën e famshme të stadiumit për të respektuar protokolli­n e distancimi­t social. Por medaljet do të jepen dhe trofeu do të ngrihet, pavarësish­t se pa tifozë nuk do të jetë më i njëjti emocion.

LAMPARD

Trajneri i Çelsit, i cili konfirmoi se Kante dhe Uillian i kanë kaluar problemet fizike dhe do të jenë të gatshëm për finalen e sotme (por Loftus-Çik do të mungojë), e shikon triumfin e bluve të tij sot në "Wembley" si një shans për të vendosur një tullë në rrugën e tyre për të mbërritur atje ku ata synojnë. "Arteta ka bërë një punë të shkëlqyer tek Arsenali. Ata eliminuan

Mançester Sitin në gjysmëfina­le, një skuadër favorite. Për ne, ky trofe do ishte një hap i vogël për atje se ku duam të mbërrijmë. Do të jetë e çuditshme pa tifozë, por tani kemi nisur të mësohemi. Shumë trajnerë të mëdhenj nuk e kanë fituar këtë trofe. Ne tani jemi këtu dhe do të ishte shumë bukur sikur të fitonim", deklaroi trajneri i Çelsit. Ai nuk konfirmoi nëse Kepa apo Kabazhero do të jetë titullar, por pritet që ai t'i besojë sërish argjentina­sit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania